Në kohë koronavirusi, Kastro Zizo bën albumin “Karantina” dhe e ka gati

Këngëtari Kasto Zizo, përmes një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar fansat se albumi i tij më i ri është gati. Duke qenë se të gjithë jemi të izoluar si shumë vende të zhvilluara të botës për shkak të pandemisë së COVID-19, Kastro Zizo është frymëzuar duke i vënë titullin albumit “Karantina”.

Ky album do të publikohet të shtunën, pra më 4 prill në orën 00:00.

“Nuk dua te zgjatem ne fjalime te medha. Di tju them qe eshte nje album totalisht ndryshe nga cfare keni degjuar nga une apo nga muzika qe qarkullon verdalle. Diten e shtune ora 00:00 eshte ne te gjitha platformat net. Nje bashkpunim qe erdhi natyrshem ne keto kohe karantine me super talentin @vinsmoker_ . Nje bashkpunim me @loudcommedia per shperndarjen ne cdo vesh te botes”, ka shkruar këngëtari.