Flash News

KRYESORE

Në konferencën për shtyp, Duki dhe Dua lajmërojnë surprizën e madhe për talentet e Kosovës

Në konferencën për shtyp, Duki dhe Dua lajmërojnë

Paraditen e sotme është mbajtur konferenca për shtyp nga Dukagjin Lipa dhe Dua Lipa, pasi sonte nis edhe koncerti i shumëpritur "Sunny Hill Festival".

Përveç koncertit, duke qenë se Dukagjin Lipa, babai i Duas është dhe presidenti i fondacionit "Sunny Hill", njësoj si vitin e kaluar, akordon një shumë të caktuar për bamirësi (150 mijë euro) të mbledhura nga fondacioni.

Këtë vit e njëjta shumë do të jepet për një temë shumë të rëndësishme e cila vjen si një surprizë e madhe nga baba e bijë. Ata do të krijojnë një akademi muzikore për të gjithë talentet e reja. Akademia do të mbajë emrin “ Sunny Hill Academy”. dhe që tani ka nisur të mbledhë investimet e para.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njoftoi se së bashku me “Sunny Hill Foundation” dhe Komunën e Prishtinës do të investojë 150 mijë euro për realizimin e projektit.

Sunny Hill foundation 150 mijë euro në rregullimin e hapësirave ku do të ketë studio të ushtrimeve e studio regjistruese për talentet e Kosovës. Prej se që e kemi marrë pallatin e Rinisë në Menaxhim do ta japim për shkollën e muzikës Prenk Jakova. Një pjesë do t’i jepet “Sunny Hill foundation” për Sunny Hill Academy”, u shpreh kryetari i Komunës së Prishtinës.

Të fundit