Flash News

KRYESORE

Në Kosovë, ambasadori amerikan dhe britanik apel qytetarëve: Protestoni

Në Kosovë, ambasadori amerikan dhe britanik apel qytetarëve:

Dy diplomatët e rëndësishëm në Kosovë, ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe kolegu britanik, Ruari O’Connell u kanë bërë apek qytetarëve të Kosovës të ngrënë zërin zërin ndaj padrejtësive, qoftë edhe përmes protestave paqësore.

“Votoni, shkruani, ngrijeni zërin, bartni shenjat në protesta paqësore. Kërkoni që çdo politik, polic, prokuror e gjykatës ti përmbushë përgjegjësitë e tij apo të saj për të siguruar drejtësi në mënyrë të barabartë, të drejtë dhe me nder”, deklaroi ambasadori amerikan në një debat të organizuar nga Lëvizja ‘Fol’ gjashtë ditë më parë.

“Angazhohuni në procese formale dhe ligjore edhe nëse kjo kërkon më shumë kohë e përpjekje, investoni në institucione të drejtësisë, kërkojuni llogari për të siguruar që jetësojnë idealet e mishëruara në Kushtetutën e Kosovës, në shtyllën e shoqërisë suaj të pasur e shumë etnike. E në fund prsini më shumë nga njëri-tjetri, nga bashkëqytetarët tuaj”, përfundoi Ambasadori amerikan.

Ndërkohë, ambasadori britanik,  Ruari O’Connell  në një postim në ‘Facebook’, shprehet se mbështet apelin e kolegut amerikan në forumin e organizuar nga Lëvizja ‘Fol’.

Të fundit