Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në Kosovë flitet për ndarjen e vendit, pjesë e planit Serbia-Shqipëria-Greqia. Ftesa e Vuçiç për Austrinë dhe roli i Erdoganit
Na kancelaritë e Ballkanit është duke marrë përparësi plani për ndarjen e Republikës së Kosovës. Gazeta ‘Express’ shkruan se bazuar në burime të sigurta, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të provojnë të promovojnë fillimisht idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, por që në fund do rezultojë me ndarjen e vendit. Kjo lëvizje e Thaçit dhe Haradinajt vjen pas dështimit për të shfuqizuar Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë.
Sipas kësaj medie, ideja për ndarje, ose ideja për këmbim të territoreve me Serbinë, është duke u përkrahur nga Serbia, Shqipëria dhe Greqia.
"Për idenë e ndarjes së Kosovës së pari në SHBA kanë lobuar grekët, respektivisht ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti", ka thënë një burim i mirëinformuar i ‘Express’ në Uashington.
Sipas këtij burimi, për këtë ide kanë qenë të informuar Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Trump, H.R. McMaster, dhe zëvendëspresidenti Mike Pence.
"Këtë ide e ka hedhur poshtë vitin e kaluar Mike Pence, në Samitin e Kartës Adriatikut që është mbajtur në Mal të Zi", ka treguar ky burim, duke treguar që gjithashtu kundër saj është edhe McMaster.
Në të njëjtën frymë, për të njëjtin skenar, është shprehur ditë më parë edhe Aleksander Vulin, ministër i Mbrojtjes së Serbisë.
Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, "nuk është duke dhënë rezultate, andaj duhet të kërkohet një marrëveshje për ndarjen e Kosovës".
Ndërkombëtarët besojnë që në këtë lojë është i përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama, duke shfrytëzuar kontaktet e tij direkte me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Një burim ndërkombëtar i ka thënë Gazetës Express se këtë temë, për interesa të tyre, po e shtyjnë shumë edhe pala greke. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka biseduar në ‘Shtëpinë e Bardhë’ me zyrtar të administratës Trump për një ide të tillë.
"Grekët dëshirojnë të përfitojnë në Maqedoni, nga ndonjë ndarje eventuale", tha ky burim, duke shtuar që edhe Rusia është e interesuar për një zhvillim dramatik në Ballkan, duke marrë parasysh humbjen që e kishin pësuar në fund të shekullit të kaluar, kur për shkak të problemeve brenda shtetit të tyre kishin ngelur pa ndonjë përfitim nga zhvillimet në Ballkan.
Në vizitën e zhvilluar në fillim të muajit në Austri, presidenti serb Vuçiç i bëri këtij shteti një ftesë të pazakontë deri më tani. Ai kërkoi nga Viena që të që të mbështesë një zgjidhje për Kosovën që do të arrihet midis dy kombeve më të mëdhaja në Ballkanin Perëndimor, se sa një zgjidhje “të urdhëruar nga dikush”.
Në konferencën e përbashkët në Vienë me homologun, Alexander Van der Bellen, Vuçiç tha se Austria mund të ndihmojë përmes një qasje të hapur duke mbështetur çdo zgjidhje që do të arrihet nga shqiptarët dhe serbët, të cilët do të jenë edhe për 100 vitet e ardhshme kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti serb nuk përmendi dialogun që po zhvillohet në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit, që ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve, çka tregon për një ndryshim kursi.
Turqia
“Erdogan e flet perfekt serbishten dhe shqipen”, ishte kjo batuta e presidentit Vuçiç gjatë pritjes në Beograd që i bëri homologut turk, Rexhep Taip Erdogan, në tetor të 2017-s. Por më shumë se sa një batutë, Vuçiç konfirmoi rolin e Ankarasë në zhvillimet e rëndësishme që mund të ndodhin në Ballkan.
Nëse skenari për ndarjen e Kosovës do të vihet në jetë, Turqia nuk do të mbetet jashtë negociatave.
Vitin e kaluar, Erdogan bëri një deklaratë surprizuese kur tha se pas 10 vitesh, Kosova ende nuk ka arritur të bëhet shtet, por zyrtarët në Prishtinë dhe Tiranë heshtën duke mos kërkuar shpjegime.
“Der Standard”
Prestigjozja austriake, “Der Standard” publikoi në tetor të 2017-s një artikull ku thuhej se Edi Rama me Aleksandar Vuçiçin po luanin me kufinjtë e Ballkanit. Sipas kësaj gazete, shtetet Perëndimore po qëndronin në heshtje përballë kësaj loje, ndërkohë që Rama dhe Vuçiç po përpiqen të shfaqen si liderët e shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan.
Gazeta përmendte ndikimin e Ramës mbi partitë shqiptare në Maqedoni dhe emërimin e disa zv/ministrave nga Kosova në kabinetin e ri të qeverisë së Shqipërisë.
Takimi i Preshevës
Më 31 janar të 2018-s është raportuar për një takim trepalësh Vuçiç-Rama-Erdogan në Preshevë. Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, thuhet se takimi do të zhvillohet në muajin qershor dhe do të ketë në fokus forcimin e marrëdhënieve midis tre vendeve.
Ky takim në Preshevë, rajon në Serbi i populluar nga shqiptarët, do zhvillohet disa muaj pas takimit që Vuçiç së bashku me liderin e Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegovic, zhvilluan me Erdoganin në Ankara./Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38