Flash News

KRYESORE

"Në krevat bashkë", projekti i ri i Florian Agalliu dhe Nevina Shtyllës

Sezoni i ri televiziv do të vijë me ndryshime shumë të mëdha në ekranet shqiptare dhe shumë emisione do kenë ndryshime e shumë të reja pritet të startojnë.

Sot, Nevina Shtylla ka njoftuar në profilin e saj në Instagram se do të jetë pjesë e programit "Në shtëpinë tonë". Ajo do të jetë moderatorja e re e emisionit së bashku me Florian Agalliun, me të cilin po xhiron edhe klipin e ri.

Nevina ndau me ndjekësit momente gjatë xhirimeve, ku ajo dhe Floriani shfaqen të shtrirë së bashku në shtrat.

Në postimin e radhës, Nevina ka pohuar largimin nga "Procesi Sportiv" por ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e  "E diell".

Të fundit