Flash News

KRYESORE

Në Kroaci sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Në Kroaci sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Në Kroaci sot po zhvillohet raundi i dytë zgjedhjeve presidenciale. Qendrat e votimit u hapën që në orën 07:00.  Në garën presidenciale konkurrojnë presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç, si kandidate e Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ) dhe ish kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç nga radhët e Partisë Social Demokrate (SDP).

Të dy kandidatë fituan numrin më të madh të votave në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 22 dhjetor 2019. Votues të regjistruar janë gjithsej 3.860.095, nga të cilët 3.681.175 banojnë në Kroaci ndërsa 178.920 votues jashtë vendit.

Votuesit në Kroaci deri në ora 19.00 do të mund të votojnë në 6.409 vendvotime, ndërsa shtetasit kroatë jashtë vendit, përkatësisht në 47 shtete, do të votojnë në 124 vendvotime, 1/3 e të cilëve ndodhen në Bosnje e Hercegovinë.

Dalja në votime në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 51,18 për qind. Nga 3.719.741 votues të regjistruar, votuan 1.904.461 persona.

Të fundit