Në krye të ASH pa rival, a i druhet Gjinushi mosdrektimit nga Meta: S’e besoj nisur nga marrëdhëniet personale

Sot, Skënder Gjinushi u zgjodh zyrtarisht kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me 35 vota pro dhe 6 kundër.

Gjatë një deklarate për mediat pas zgjedhjeve, Gjinushi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, mes të tjerash edhe nëse i druhet mosdekretimit nga presidenti Ilir Meta, pas kundërshtimeve të vazhdueshme jo vetëm në rang akademik si i vetmi kandidat për këtë post

“Jo, nuk i druhem sepse zoti Meta i njeh institucionet, por edhe marrëdhëniet personale nuk janë të tilla”, u shpreh shkurtimisht Gjinushi.