Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Në krye të Këshillit, ish-presidenti Nishani: U riktheva në PD, por nuk kërkoj poste të dobëta
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është shprehur se vendosi të rikthehej në politikën aktive, duke parë situatën e vështirë që po kalon vendi.
I ftuar në ‘Real Story’, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së sqaroi se rikthimi në PD nuk është dhe nuk do të jetë për karrierë shtetërore, pasi ai ka arritur nivelin më të lartë për një politikan, që është pozicioni i Presidentit të Republikës.
‘Bindjet e njerëzve janë bindje që burojnë nga rrethana të caktuara, por nuk do të thotë se bindjet janë të pandryshueshme. Në atë kohë unë kam patur bindjen e plotë por që rezultoi e gabuar, që shteti do të ecte në një rrugë normale. Dhe në këtë bindje dhe në rrethanat që unë gjykoja që Shqipëria nuk do të shkojë pas, dhe as që më shkonte mendja që edhe në 2020-n Shqipëria rrezikon të ç’behet.
Ndaj në një situatë anormale, dhe sot në 2019-n njeriu reflekton në bindjet e tij si individ, të jetës së familjes së tij. Pra në këtë situatë gjithkush prej nesh duhet të jetë i angazhuar., prandaj rikthimi im brenda institucioneve të PD nuk është dhe nuk do të jetë për karrierë shtetërore, pasi unë e kam arritur në nivelin e Presidentit të Republikës, dhe nuk ka asnjë logjikë që unë të kthehem në funksione më të dobëta. Lider i opozitës do të thotë që të jesh njeriu që merr përsipër të qeverisësh vendin’, deklaroi Nishani.