Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Para 27 vitesh kaloi në amshim shkrimtari i madh, Martin Camaj, jeta dhe vepra e të cilit përbëjnë një ekzemplar të veçantë nw letërsinë shqipe dhe një rrëfim që të ngjeth trupin. I lindur në Temal të Dukagjinit, Camaj shkoi në Kolegjin Saverian, ku para tij u edukuan shumë shkrimtarë dhe dijetarë shqiptarë. Aty mori bazat e para të formimit klasik, të cilat i thelloi nëpër qendra të ndryshme të dijes dhe të kulturës. Djaloshi i ri, la malet Temalit, “ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit” dhe zbriti në Shkodrën e kulturës- dhe në kolegj, pati fatin të kishte për rektor, eruditin At Zef Valentini. Por, shkollimi iu ndërpre në vitin 1946, kur regjimi barbar komunist ndaloi përfundimisht aktivitet e kolegjit. Dhe, nga këtu, kaloi 4 vite të vështira në Prekal dhe vendosi të largohej nga atdheu.
Ky moment shkaktoi një termet në shpirtin e tij dhe shpërtheu si dashuri përvëluese artistike.
Atëbotë kur ideologjia e urrejtjes staliniste lëshonte rrënjë në Shqipëri, Camaj ishte i ri dhe i edukuar me frymë lirie e ndërgjegje refuzuese, prandaj, nuk deshi ta bjerrte lirinë shpirtërore dhe vendosi ta braktiste vendin. Arshi Pipa, gjithashtu një i arratisur, duke e shpjeguar këtë akt thotë se, “Martin Camaj është tipiku i intelektualit europiano-lindor që, për arsye politike, braktis atdheun dhe shëtit nga një vend në tjetrin. Po me të ngulitur diku- e ndërkohë s’është më i ri në moshë-e kupton se është e pamundur për të, të lëshojë rrënjë në tokën e re. E përndjek nostalgjia për atdheun e vet. E nëse qëllon të jetë shkrimtar, do ta shprehë këtë nostalgji duke u përpjekur të sillet rreth një teme- bazë, atë të humusit të vet kulturor”.
Pra, Camaj, nuk iu nënshtrua terrorit ideologjik, deduksioneve të shëmtuara komuniste dhe u bë shtegtar. Ky veprim, krijoi thyerje në jetën dhe shpirtin e tij. Sepse, janë dallgët e atdheut të trazuar, që do ta ndjekin çdoherë pas. Është ajo copë Itake që i rri e thadruar në ndërgjegjen e tij, rreth së cilës krijoi hartën e tij shpirtërore dhe letrare. Larg atdheut, poeti ka mall, dhimbje, kujtime e dashuri për njerëzit dhe natyrën; ndjesi këto që bëhen kristale rrezatuese e imazhe fantastike që e formësojnë botën e poetit të madh- dhe një poezi krejt të veçantë dhe të papërsëritur në letërsinë shqipe.
Shqipëria komuniste ka treguar urrejtje të çmendur kundër njerëzve me formim dhe kulturë perëndimore, çfarë ishte Camaj. Përkundër këtij fakti, Camaj i dha shumë artit, kulturës dhe albanologjisë shqiptare, duke u bërë shëmbëlltyra e një shkrimtari të urtë, që shkruan për dashurinë ndaj njeriut dhe vendit të tij, dhe e refuzon 'gjuhën e gjarpnit', siç thotë në poezinë “Tregimi i thjeshtë”.
Camaj ka shkruar shumë poezi të mrekullishme, që të magjepsin për gjuhën e ambël poetike, për tingujt e jashtëzakonshëm dhe për fuqinë e thellë të mendimit.
Camaj mbetet shkrimtari më i përkori në historinë e letërsisë shqipe. I vetmuar, si askush, larg atdheut, si një “Uliks që s’mbërrinë kurrë në Itakë”, (Primo Shllaku), ai gjithmonë e ruan tonin e kryengritësit të prajshëm: shkruan pa bërë bujë, pa figura të drejtpërdrejta, pa retorike e mendime të angazhuara. Ai nuk flet nga urrejtja, por nga dashuria përvëluese, dhe kjo është një nga veçantitë e artit të tij.
Ai rrugëton kah Itaka, me vargje e figura që kanë burimin te vendlindja e tij, ku janë të ruajtura doke e zakone të vjetra. Dhe, në rrugën e Letërsisë, i magjepsur nga librat- magjia e tekstit- si një murg, qëmton i paepur botën e madhe të Letërsisë. Dhe shkruan botën e tij të bukur, atë botë të përkorë poetike, lartësitë e së cilës i ngjajnë bukurive të alpeve shqiptare.
Për Ernest Koliqin, Camaj është poeti i “bindun se u pajis nga natyra me nji talent të hollë e njeherit të fuqishëm”.
Shkrimtari Jorge Luis Borges, te ligjërata e famshme për poezinë, shkruan: “estetika është aq e qartë, aq e drejtpërdrejtë dhe aq e papërcaktueshme, sikurse dashuria, sikur shija e një fryti, sikur uji. Ne ndjejmë poezinë, ashtu sikur e ndjejmë afërsinë e një femre ose sikur e ndjejmë aromën e maleve apo thellësinë e detit.” Me këtë përkufizim, ai sikundër limitonte mundësitë e interpretimeve letrare, dhe i jepte përparësi shijimit të poezisë, siç i ndiejmë dhe shijojmë gjërat e bukura: dashurinë, detin, malet. E një i ditur si Borgesi, sigurisht se këtë mendim e nxirrte nga përvoja e bujshme, si shkrimtar dhe lexues i kultivuar. Ky mendim pak autorit i shkon për shtati sa Camajt, poetit që duhet të lexohet, shijohet dhe të përjetohet.
Ka një kohë të gjatë prej kur poezinë e Camajt e kam si shujtë të përditshme. E lexoj dhe e rilexoj, kënaqem, mallëngjehem, argëtohem dhe përpiqem të edukohem estetikisht nga ajo.
E admiroj pafundësisht dhe për shumë arsye, por po i veçoj dy imanente dhe esenciale: e para, përmes artit të tij e kuptoj sa e bukur dhe sa e ëmbël është gegnishtja jonë, “shtëpia e qenies” së kulturës e identitetit kulturor shqiptar, ku banon poeti dhe kultura disashekullore e shqiptarëve; dhe e dyta: nëpërmes artit të tij, ndjej deri në thellësi të shpirtit kënaqësinë e leximit, atë kënaqësinë estetike, që ta ofron vetëm një art madhështor.
Camaj është titan i republikës së letrave shqipe, i papërsëritshëm në gjuhë dhe në stil, kurse poezia e tij është një fortifikatë e mbrojtur nga socrealizmi dhe ideologjia komuniste. Ai nuk e përjetoi agimin e lirisë, agsholin e ngjarjeve magjike, kur poezia e tij do të kthehet bujshëm në duart e lexuesve të etur për diçka tjetër: për një poezi që rri përtej duzinës së poezisë të shkruar nën ndikimin e instruksioneve dhe deduksioneve socrealiste.
Camaj e vulosi punën e madhe të tij, duke treguar shëmbëlltyrën e një shkrimtari shpirtin e të cilit e mbizotëron dashuria, prandaj ai shkruan: “S’due me qenë si moti i lig”.
Camaj u nda nga kjo jetë, në kohën kur Shqipëria e tij e dhimbjeve dhe dashurisë, po ngjitej në trajektoren e lirisë, duhmën e së cilës e ëndërroi, por s’e përjetoi. Ai nuk e përjetoi as kohën kur vepra e tij pranohet nga lexuesit dhe studiuesit.
Dhe, në një ditë si kjo, kur e kujtojmë artin e tij të madh, nuk ka sesi mos t’na kujtohet poezia e tij antologjike “Koha e lules”, e cila fillon me vargje kumbuese:
“Sonte më lajmruen se ka vdekë nji njerí
prandej jam i trishtueshëm, Lule.
Dashunija âsht e vetmja shtyllë guri
kur andej gardhit fluturojnë
shëgjetat e akullit.”
Një trishtim të tillë duhet ta ketë ndierë edhe letërsia shqipe me rastin e humbjes së poetit të madh, meqë e kishte të paktë dhe të mangët fuqinë e dashurisë të cilën e promovonte arti i tij.
Kurse sot, vepra e tij na thërret të ndërgjegjësohemi dhe ta refuzojmë gjuhën e helmit dhe të gjarpnit, siç bënte poeti në poezinë “Tregimi i thjeshtë” dhe të përqafojmë gjuhën e artit dhe të penës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38