Flash News

KRYESORE

Në Kukës rinisin protestat, qytetarët para komisariatit

Në Kukës rinisin protestat, qytetarët para komisariatit

Që prej mëngjesit të sotëm, qytetarë të shumtë janë mbledhur para komisariatit të Kukësit ku kanë kërkuar lirimin e personave të ndaluar nga policia gjatë natës pas protestës së të shtunës që u zhvillua tek ‘Rruga e Kombit’.

Ata janë shprehur gjithashtu se policia ka ushtruar terror ndaj tyre pasi ka shkuar në mes të natës për të arrestuar familjarë të tyre. Nuk kanë munguar as thirrjet kundër qeverisë nda ana e qytetarëve.

Prej mëngjesit të sotëm në Kukës kanë shkuar edhe deputetë të opozitës të cilët janë takuar me banorë si dhe me drejtues të komisariatit të policisë së Kukësit.

Të fundit