Flash News

KRYESORE

'Në Kukësin e harruar nga qeveria', Basha për të rinjtë e qytetit: U kanë lënë zgjidhje vetëm emigrimin

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Kukës, ku ka takuar të rinjtë e qyetit.

Përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me disa foto, Basha shkruan se të rinjtë e Kukësit kërkojnë mundësi punësimi por nuk gjejnë veten në vendin e tyre, pasi mbizotëron varfëria.

Kryedemokrati shton se qeveria u ka lënë mundësi vetëm emigrimin, gjë që duhet ndryshuar.

Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjoj”, shkruan Basha.

Të fundit