Flash News

KRYESORE

Në kulmin e tensioneve, Kryemadhi takohet me ministrin e preferuar në qeverinë e Ramës

Në kulmin e tensioneve, Kryemadhi takohet me ministrin e preferuar në

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama janë të ngrira. Megjithatë, kjo klimë e lartë tensioni nuk e ka penguar Kryemadhin të takohet në publik me ministrin e preferuar në qeverinë e Ramës.

Bëhet fjalë për Arben Ahmetajn, ministër i Financave, me të cilin Kryemadhi ka zhvilluar një bisedë ‘kokë më kokë’ gjatë festës së 15 vjetorit të themelimit të televizionit ‘News 24’.

Ahmetaj ka qenë gjithnjë politikani brenda Partisë Socialiste që ka kërkuar marrëdhënie të mira me LSI-në, edhe në momente si ky, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën për skandale të mëdha.

“Ka ikur me fustan në Greqi”, Meta dhe Ruçi shfaqen së bashku për herë të parë pas akuzave në fushatë

Të fundit