Flash News

KRYESORE

Në listën e të proceduarve, Estela Nazarko: Nuk më shqetëson aspak, është mënyrë për të na trembur

Në listën e të proceduarve, Estela Nazarko: Nuk më

Studentja e Mjekësisë, Estela Nazarko ka reaguar pasi emri i saj u përfshi në listën e 25 protestuesve që do të procedohen penalisht. Ajo shprehet se një gjë e tillë nuk e shqetëson aspak sepse është thjesht një mënyrë për t’i trembur.

Nazarko i qetëson miqtë e saj duke thënë se pas pak do i fiket telefoni por është mirë dhe do të vazhdojë protestën para Kryeministrisë me të gjithë studentët që nuk do të dorëzohen derisa të plotësohen 8 kërkesat.

“Procedimi nuk me shqetëson aspak, sepse është thjesht një mënyrë për të na trembur. Ata thonë që unë jam një prej organizatorëve, por ne nuk kemi organizatorë.

Pas pak telefoni im do fiket, por ju them miqve të mi mos u shqetësoni, se jam mirë. Jam para kryeministrisë dhe nuk do lëvizim nga këtu derisa të plotësohen kërkesat.

Të fundit