Flash News

KRYESORE

Në ‘listën e zezë’ të ndërtuesve, Artan Lame merr vendim për kompaninë e Koço Kokëdhimës

Aluizni ka pubikuar ditën e stome  një listë të re të përditësuar të kompanive të ndërtimit që do të lejohen të ndërtojnë në Tiranë.

Në ndryshim nga njoftimi i parë, ku renditëshin 328 firma, këtë herë Aluizni e ka reduktuar numrin në vetëm 134 subjekte, teksa mes firmave që u është hequr pezullimi është edhe ‘2K Group” e Koço Kokëdhimës.

“Lista e subjekteve që u përfshinë në thirrjen e bërë prej nesh në datë 30 maj, gabimisht ose për shkak se shkeljet e tyre nuk kanë të bëjnë me kategorinë e objekteve të braktisura. Ju kërkojmë ndjesë këtyre Subjekteve për shqetësimin e krijuar dhe mbetemi në dispozicion për sqarime të mëtejshme (9 subjekte)”, thuhet në njoftimin e Aluizni-t.

Lidhur me kete vendin kreu i Aluzinit u shpreh: "Historira të këtij lloji. Ishin 9 subjekte, madje dhe 3-4 institucione. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ishte vënë gabimisht, ajo ka deklaruar për një shtesë para 2-3 vjetësh për një legalizim. Po punojmë për një listë, ka dy vjet që u kemi bërë thirrje institucioneve, për një listë të institucineve publike që kanë për të legalizuar, kanë bërë ndërtime pa leje. Po ribëjmë listën. Një nga këto ishte Drejtoria e Doganave. Është normale që ku ha bukë do bësh dhe thërrime", sqaroi Lame ne 'Ora News'.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Auizni publikoi një listë prej 328 ndërtuesish, të cilëve nuk do iu jepeshin më lejë ndërtimi, nuk kanë legalizuar pallatet që kanë ndërtuar dhe që kane ende probleme me dokumentacionin.

Lista shkaktoi mjaft polemika aq sa Aluizni u detyrua ta tërheq duke sqaruar se ka pasur disa pasaktësi në të,

Të fundit