Flash News

KRYESORE

Në Lombardi 5 herë më shumë viktima se në Luftën e Dytë Botërore

Në Lombardi 5 herë më shumë viktima se në Luftën e

Pavarësisht disa lajmeve të mira nga Italia me një numri disi më të vogël viktimash, shteti ynë fqinj ngelet një nga vendet më të prekura nga koronavirusi me një numër të lartë viktimash – i dytë në botë për më shumë humbje jete.

Siç dihet, Lombardia ngelet një nga qytetet më të prekura që prej shpërthimit të pandemisë dhe është rajoni më goditur me një bilanc tragjik viktimash, numër që kalin 5 herë më shumë viktimat e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore,

Sipas komisionarit të urgjencës në Itali, Domenico Arcuri, në Milano vdiqën 2.000 civilë në bombat e Luftës së Dytë Botërore, në 5 vjet. Në dy muaj në Lombardi 11 855 persona vdiqën nga koronavirusi, pra  5 herë më shumë:

“Midis 11 qershorit 1940 dhe 1 majit 1945 në Milano 2.000 civilë vdiqën në bombat e Luftës së Dytë Botërore, në 5 vjet; në dy muaj në Lombardi 11 855 persona vdiqën nga koronavirusi, 5 herë më shumë. Një referencë e bujshme numerike. Përveç solidaritetit që i detyrohemi Lombardisë dhe ndërgjegjësimin për seriozitetin e urgjencës në ato vende, duhet të dimë gjithashtu se po përjetojmë një tragjedi të madhe, ende nuk e kemi mposhtur atë.”

Të fundit