Flash News

KRYESORE

Në luftë me tifozët dhe mediat, Guardiola mbron Granit Xhakën

Në luftë me tifozët dhe mediat, Guardiola mbron Granit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk e ka fshehur se është një admirues i Granit Xhakës. Ky i fundit aktualisht po vuan sulme nga tifozët e Arsenalit në rrjetet sociale, ashtu si edhe në stadium para një jave, kur u vërshëllye teksa po dilte nga loja.

Kapiteni i Arsenalit është në luftë me tifozët, të cilët duhet ta shohin si lider dhe ta admirojnë më shumë se lojtarët e tjerë. Gjithsesi, Guardiola e ka mbrojtur me një deklaratë të fundit. Sipas teknikut katalanas, tifozët duhet ta falin, sepse emocionet janë pjesë e futbollit dhe Xhaka është lojtar fantastik.

"Nuk është e lehtë për futbollistët, as për ne. E kuptoj Granit Xhakën. Emocionet janë të mëdha. Ndoshta nuk jam njeriu i duhur të them diçka të tillë, pasi ndonjëherë përfshihem dhe unë nga emocionet. Jam shumë i sigurt se të gjithë lojtarët, duke përfshirë dhe Xhakën, japin më të mirën për Arsenalin dhe për të fituar ndeshjet. Ai është kapiten, pasi ka diçka speciale në dhomat e zhveshjes. Ndodh që të humbasësh kontrollin, por shpresoj që tifozët ta falin Xhakën. Ai është lojtar fantastik", - ka deklaruar Pep.

Të fundit