Flash News

KRYESORE

Në luftë me tifozët, Xhaka nuk do të luajë kundër Liverpool-it

Në luftë me tifozët, Xhaka nuk do të luajë kundër

Granit Xhaka i ka punët pisk. Arsenali nesër luan në EFL Cup me Liverpool, aty ku mesfushori me origjinë shqiptare nuk do të luajë. Këtë e ka njoftuar hapur trajneri Unai Emery.

“Xhaka është disi i tensionuar pas asaj që ndodhi ndeshjen e fundit. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Nesër nuk do të jetë në skuadër”, - deklaroi sot tekniku i Arsenalit.

Xhaka u vërshëllye nga tifozët kur u zëvendësua në ndeshjen kundër Crystal Palace në fundjavë. Ai pati pati një shkëmbim sharjesh me tifozët londinezë. Ai ende nuk ka kërkuar falje publike. Shiriti i kapitenit do t’i kalojë sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang.

Të fundit