Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në botë ku transporti publik do të jetë falas nga 1 marsi e në vazhdim. Autoritetet kanë marrë këtë vendim, pasi synojnë që të ulin numrin e veturave në rrugët e vendit. Ky është një plan afatgjatë, që sipas specialistëve do të sjellë edhe uljen e emetimit ë gazrave të dëmshme.
“Numri i njerëzve që përdorin transportin publik nuk është në nivelin që dëshirojmë, prandaj kemi vendosur që ai të jetë falas. Shpresojmë që kjo të jetë një nga arsyet që njerëzit ta shfrytëzojnë më shumë transportin publik” tha Lydieja Polfer, kryebashkiakja e Luksemburgut, që ka treguar se deri ën fund të vitit flota e autobusëve do të jetë elektrike.
Autoritetet e kishin bërë pa pagesë transportin publik vetëm të shtunave, e ditë të veçanta. Por pas 2 muajsh gjithçka ndryshon.