Flash News

KRYESORE

Në lumin Mat masakra mjedisore që konsumohet nën hundën e institucioneve

Në lumin Mat masakra mjedisore që konsumohet nën hundën e

Ajo që po ndodh me shtratet e lumenjve, është një tjetër masakër mjedisore, që konsumohet çdo ditë nën hundën e institucioneve shtetërore.

Një vëzhgim i emisionit “STOP” tregon gërryerjen në lumin Mat, përgjatë rrugës Tiranë-Lezhë. Bujar Shpendi, specialist në Drejtorinë e Baseneve në Lezhë, thotë se firmat që ushtrojnë aktivitetin në shtratet e lumenjve janë me leje për rehabilitimin e tyre, që bazohet në urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë të muajit Shkurt 2017.

Drejtori i Politikave të Baseneve Ujore, Arben Pambuku, shpjegon se urdhri i ministrit është keqinterpretuar dhe firmat abuzojnë, duke marrë inerte që duhet të përdoreshin për rehabilitimin e lumenjve.

Edhe pse në nenin 67 të ligjit numër 11 të vitit 2012, për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, thuhet se është e ndaluar marrja e materialeve inerte, rërë, zhavorr, gurë ose plisa, përgjatë aksit Tiranë – Lezhë vihet re masakra mjedisore që po i bëhet lumit Mat. Por organet kompetente për menaxhimin e burimeve ujore mesa duket kanë “mbyllur sytë”, duke lejuar në këtë mënyrë shkatërrimin e lumit Mat.

Të fundit