Flash News

KRYESORE

Në mandatin e dytë, edhe Edi Rama në drejtimin e Sali Berishës

Mandati i dytë për Sali Berishën ishte i fundit si kryeministër i Shqipërisë, por në aspektin personal ai theu disa rekorde, siç ishte qëndrimi në ujë për 140-150 minuta.

Në të njëjtin drejtim është edhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, të paktën sa i përket aspektit personal. Rama ka publikuar një video teksa noton në det në orën 07:47. Deri më tani ai nuk ka deklaruar nëse e ka thyer apo jo rekordin e paraardhësit, gjithsesi, mundësitë për të vendosur një rekord të ri i ka, deri në vitin 2021. Sigurisht, vetëm nëse stërvitet shumë dhe nuk mbingarkohet.

Kryeministri Rama publikoi gjatë mbrëmjes së djeshme një foto në profilin e tij në ‘Instagram’. Mënyra se si ishte shkrepur foto ishte e çuditshme, ndoshta kjo është arsyeja përse shumica e komenteve ishte negative për kryeministrin shqiptar.

Të fundit