KRYESORE

“Në mars u rritën eksportet bujqësore me 18%”, por në Berat tonelata me kastravec po hidhen në kanal

“Në mars u rritën eksportet bujqësore me 18%”, por

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama njoftoi me entuziazëm se gjatë kësaj periudhe (në muajin mars) eksportet bujqësore të vendit tonë janë rritur me 18% në krahasim me një vit më parë. Sigurisht, në pamje të parë ky është një lajm pozitiv për ekonominë shqiptare, që bujqësinë e ka një nga sektorët më të rëndësishëm të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Megjithatë, pavarësisht shifrave që deklaron Kryeministri për eksportet e karantinës, fermerët tregojnë tjetër situatë. Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e dy prillit situatën me fermerët e qarkut të Beratit, të cilët po detyrohen të hedhin tonelata me kastraveca në kanal.

Fermerët ankohen se nuk “pika e grumbullimit u ka thënë se nëse do shiten produktet, fermerët do marrin lekët” në të kundërt ato përfundojnë në kanal. Fermerët gjithashtu ankohen se çmimi i shitjes së produkteve të tyre nuk justifikon kostot e prodhimeve. “Ne e ndoqëm kryeministrin që tha  ‘nëse ju ua merr ndonjë grumbullues, ose gjeni mundësi të merrni kredi’ kjo është tallje për ne fermerët”, tha një fermere nga Berati. Fermerët u ankuan gjithashtu se shkak është bllokimi i kufijve nga qeveria.

https://www.youtube.com/watch?v=5447v8dlWt4&list=PL93D704769E6A8781&index=2

Ditari politik

Të fundit