Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Në mbështetje të pedagogëve”, deputetja e PD: Rama të heqë dorë nga kërcënimet dhe të plotësojë kërkesat
Pedagogia dhe deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka ka reaguar lidhur me grevën e pedagogëve të Histori-Filologjisë, duke u shprehur se është skandaloze për një vend demokratik të kërcënohen pedagogët.
Duka thekson se Rama dhe kabineti i tij qeveritar duhet të braktisin menjëherë demagogjinë e mashtrimet dhe të plotësojnë sa më parë kërkesat e studentëve.
Reagimi i plotë:
Në mbështetje të pedagogëve të Fakultetit Histori-Filologji
Skandaloze! E paimagjinueshme për një vend demokratik! Edi Rama kërcënon me gjuhë arrogante e me stil enverist pedagogët e universiteteve shqiptare! Skena të këtyre ditëve i ngjajnë një salle të madhe gjyqi ku i akuzuari nuk është kryeministri që po shkatërron Shqipërinë, por profesorati i universiteteve! “Faji” i këtyre të fundit? Nuk po “bëjnë zap” studentët në auditore, për të mos i lejuar ata të protestojnë para kryeministrit!
Rama dhe kabineti i tij qeveritar duhet të braktisin menjëherë demagogjinë e mashtrimet dhe te plotësojnë sa më parë kërkesat e studentëve. Në vend që të punojë për të realizuar kërkesat e studentëve, qeveria ka filluar një fushatë manipulimesh dhe kërcënimesh ndaj studentëve dhe stafeve universitare, e shoqëruar kjo me një prirje arrogante për të denigruar e diskredituar pedagogët e universiteteve tona duke u përpjekur më kot që fajtori për gjendjen e mjeruar të arsimit shqiptar të kërkohet tek ata dhe jo te qeveria e “Rilindjes”. Me keqardhje të thellë vërejmë se raporte të tilla të këqia e problematike të një qeverie me universitetin, nuk janë shfaqur në Shqipëri as në kohët më të errëta të komunizmit. Kjo gjë nuk i shërben reformimit të universiteteve tona, të cilat me gjithë mangësitë e dobësitë e tyre, kanë një meritë thelbësore për edukimin e rinisë sonë universitare. Të gjithë e dimë se universitetet tona nuk janë dhe nuk mund të jenë as në nivelin e Harvardit dhe as në nivelin e Oksfordit, por duhet të mbajmë parasysh se edhe Shqipëria nuk është as Amerikë dhe as Angli.
Asnjë alibi nuk e shpëton sot nga përgjegjësia e rëndë që ka qeveria Rama për problematikën e mprehtë me të cilën ballafaqohet arsimi i lartë në Shqipëri. Nëse ajo vijon me kokëfortësi politikat degraduese ndaj këtij sektori jetik për vendin, sistemi i arsimit tonë të lartë mund të destabilizohet për një kohë të gjatë. Studentë dhe pedagogë mund bashkarisht të marrin valixhet dhe të largohen nga vendi çka do të jetë një katasrtofë më e madhe e kanabizimi i Shqipërisë.
Në vend të talljes me studentët dhe me stafet akademike të universiteteve, në vend të përpjekjeve për t’i degraduar gjithnjë e më shumë, merrni mbi vete përgjegjësitë e duhura për të plotësuar kërkesat e studentëve që këta t’i rikthehen auditoreve, bëjuani dinjitoze pagat pedagogëve që të mos jenë të varur nga shitja shpesh e librave, përpiloni vkm që i shërbejnë shëndoshjes së situatës dhe jo shkatërrimit të institucioneve, mos e ktheni Akademinë e Shkencave në një institucionin e policisë së plagjiaturës, sepse universitetet mund dhe duhet të ngrenë vetë mekanizmat e tyre kundër plagjiaturës nëqoftëse mbështeten financiarisht nga qeveria, mos ndërtoni grupe pune për të përcaktuar librat me të cilat do të punohet në universitete sepse kjo nuk ka ndodhur as në ditët më të egra të diktaturës, literatura është eskluzivitet i departamenteve të universiteteve, por ju duhet të jepni fonde për këtë qëllim. Përmirësoni infrastrukturën universitare dhe fjetoret e studentëve, mendoni më shumë për bibliotekat dhe për kampuset universitare siç bëjnë qeveritë e vendeve të tjera. Këto realizohen vetëm duke rritur buxhetimin për Arsimin e Lartë publik.
Arsimi publik, sidomos në një vend të varfër si Shqipëria, ka një rëndësi përcaktuese në këtë drejtim dhe është përgjegjësi dhe sipërmarrje e detyrueshme e vetë shtetit, prandaj ky i fundit duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të krijuar kushtet e duhura ligjore, materiale dhe financiare për mbarëvajtjen e këtij sektori.
Ndërsa duket se ndaj këtij sektori ju ushqeni qëllime të mbrapshta të cilat po dalin në pah nga dita në ditë. Duke u mbështetur edhe në frymën dhe nenet e ligjit aktual të arsimit të lartë, ju krijuat një kundërvënie të universiteteve publike me familjet e shqiptarëve për tarifat e shkollimit, në vend që ju të realizoni detyrat tuaja qeverisëse duke projektuar politika sociale në raport me këto tarifa. I keni të gjitha mundësitë financiare që sistemin trevjecar (nivelin Bachelor) të mos e tarifoni për shqiptarët të cilët e duan shkollimin, në mënyrë që fëmijëe tyre të mos privonen nga universiteti për shkak të varfërimit gjithnjë e më tepër të tyre.
U premtuat senatorëve në takimin e vitit të kaluar se ju dhe qeveria juaj ishte e gatshme të bashkëpunonte me universitetet për çështje ekspertizash dhe projektesh, por nuk bëtë asgjë në këtë drejtim. Apo këto premtime vijnë sa herë që studentët dhe stafet akademike ngrenë zërin për probleme që i shqetësojnë?
Zgjidhja fillon vetëm me plotësimin e kërkesave të studentëve, me pranimin nga ana juaj i dështimit të reformës së Arsimit të Lartë dhe fillimi seriozisht i përmirësimit të kushteve infrastrukturore dhe akademike të universiteteve të Shqipërisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38