Flash News

KRYESORE

Në mes të shpërthimit të pandemisë nga Covid-19, rritet rreziku edhe nga fruthi

Në mes të shpërthimit të pandemisë nga Covid-19, rritet

Fruthi mund të rrezikojë shpërthimin gjatë pandemisë së koronavirusit pasi programi i vaksinimit në disa vende është anuluar.

Sipas shifrave të UNICEF janë 117 milionë fëmijë në 37 vende të botës, që mund të mos vaksinohen në kohë. Shifrat e të prekurve janë rritur në vendet  europiane ku kryerja e vaksinës MMR ka qenë e ulët. Britania e Madhe e ka humbur statusin e saj si një vend pa fruth, për shkak të rritjes së rasteve të infeksionit të rrezikshëm, shkruan BBC.

Sëmundja, që shkakton kollë, skuqje dhe temperaturë mund të parandalohet nga marrja e dy dozave të vaksinës MMR.

Unicef ka bërë thirrje që pavarësisht masave shtrënguese vaksina të kryhet tek fëmijët e vegjël, të cilët janë edhe më të rrezikuarit. Zëdhënësja e Unicef, Joanna Rea shtoi: “Ndërperja e vaksinimit rutinë do të rreiste rrezikun e infektimit të fëmijëve duke çuar më shumë ngarkesë në sistemin shëndetësor dhe duke rritur rrezikun e një pandemie të dytë nga një sëmundje infektuese.

Të fundit