Në mëshirë të fatit, qindra migrantë mbeten në mes të Detit Mesdhe, nuk i pranon asnjë vend

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) ka njoftuar se rreth 500 migrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe janë në mëshirë të fatit, ndaj i bën thirrje qeverive europiane që të marrin masa.

Ata gjenden në bordin e dy anijeve humanitare dhe nuk lejohen nga qeveria italiane që të futen në port.

I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vincent Coquettel, tha se stuhitë po vijnë dhe kushtet do të përkeqësohen.

UNHCR-ja tha gjithashtu se këtë vit, rreth 600 njerëz ndërruan jetë ose u zhdukën në detin midis Libisë dhe Italisë.

Po ashtu Komisioni Evropian tha se iu kishte bërë thirrje shteteve anëtare të ofrojnë ndihmë.

Burimi: UNHCR