Flash News

KRYESORE

Në moshën 13-vjeçare fallxhorja i parashikoi të ardhmen Kate Middleton: Do të martohesh me William

Ndoshta është një rastësi por në moshën 13-vjeçare një fallxhore i parashikoi të ardhmen Dukeshës së Kembrixhit dhe i ka qëlluar në shënjë.

Sipas revistës britanike 'Hello', që për të parën herë sjell një video ku shfaqet Kate Middleton në moshën 13-vjeçare, e cila interpreton në një shfaqje në shkollë, një fallxhore pjesë e këtij subjekti artistik, bën një profeci dhe i thotë Kate se një ditë ajo do të martohet me një tregtar të pasur, me emrim William. Kate shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, me lule në kokë, dhe duke interpretuar në mënyrë krejt të veçantë.

Disa vite më vonë, Kate Middleton njohu Princin William dhe sot ata janë prindër të dy fëmijëve, ndërkohë që Dukesha është shtatzënë.

Të fundit