Flash News

POLITIKOFF

Në moshën 88-vjeçare, i rikthehet aktrimit Clint Eastwood

Pas 6 vitesh pauzë në industrinë e filmit, rikthehet sërish Clint Eastwood edhe pse në një moshë madhore.

Ai është 88 vjeç dhe ka marrë përsipër të luaj një rol në filmin e tij  “The Mule”, ndërsa regjisor është po ai vetë.

Eastwood luan rolin e Earl Stone, i cili në moshë të shtyrë pa e ditur përfshihet në botën e trafikimit të drogës. Aktori i famshëm është fotografuar duke mbajtur një lule, duke qëndruar ulur dhe duke ngarë një automjet. Të gjitha këto pjesë e skenave filmike të filmit të ri.

Ky është roli i parë filmik i Clintit që nga filmi “Trouble With The Curve” (2012).

Të fundit