Flash News

KRYESORE

Në muajin e 8 të shtatzënisë, italianja tregon orët e vështira pas rrëzimit të urës

Në muajin e 8 të shtatzënisë, italianja tregon orët e

Dëshmi të tjera prekëse vijnë nga Italia pas rrëzimit të urës Morandi në qytetin e Xhenoas. Kështu, Xhulia Organo tregon përjetimin e saj mbi ngjarjen pasi i fejuari i saj,  Xhanluka Ardini i shpëtoi mrekullisht vdekjes.

“Është një mrekulli, nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Nuk e di se si ai mbijetoi. Jam pa fjalë”, deklaroi ajo.

Xhulia ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë dhe e ka përjetuar me ankth të gjithë këtë ngjarje me përmasa tragjike, ku 39 veta humbën jetën.

Sipas dëshmisë së saj, Xhanluka i shpëtoi vdekjes duke u kapur pas disa telave ndonëse u rrëzua nga një lartësi prej 40 metrash.

“Ai arriti të mbijetonte me të gjitha forcat, ndoshta duke menduar për foshnjën që do të lindë”, përfundoi ajo për mediat vendase.

Të fundit