Flash News

KRYESORE

Në mungesë të Paul Walker, Vin Diesel bën urimin prekës për të bijën e mikut të tij

Meadow Walker është vajza e aktorit Paul Ëalker, i cili humbi jetën tragjikisht me 30 nëntor të vitit 2013, vetëm disa javë pasi Meadow bëri 15-vjeçe. Vin Diesel u sigurua që vajza e mikut të tij të ndjerë Paul Walker të ndjehej e dashur nga njerëzit që ka pranë vetes në ditëlindjen e saj të 21-të.  Aktori Diesel ka postuar një foto të ëmbël të Meadow-s dhe vajzës së tij 4-vjeçare Pauline, të cilën e ka quajtur kështu në nder të Paul Walker. Krahas fotos, aktori bëri një dedikim prekës dhe emocionues: “Do të të thoja se jam krenar për njeriun që po bëhesh, por e vërteta është se unë gjithmonë kam qenë krenar për ty. Gëzuar ditëlindjen Meadow! E di që është 21-vjetori yt dhe doje ta festoje në Japoni, por familja ka një tortë që pret për ty kur të kthehesh në shtëpi, kështu që nxito. Të dua vogëlushe. Xhaxhai ty, Vini”
Meadow ka qenë e shpejtë duke i kthyer menjëherë përgjigje: "Shumë faleminderit. Mezi po pres të të shoh së shpejti. Dhe engjëjt e mi të vegjël," duke iu referuar fëmijëve të Vin Diesel, të cilët i ka thërritur kështu dhe herë të tjera.  "Të dua".
 
View this post on Instagram
 

with my angel

A post shared by Meadow Walker (@meadowwalker) on

Të fundit