Flash News

KRYESORE

Në nder të Nexhmijë Pagarushës, çfarë kanë vendosur të bëjnë sot të gjitha lokalet e Prishtinës

Në nder të Nexhmijë Pagarushës, çfarë kanë

Zëri i Nexhmije Pagarushës, ikonës së muzikës shqipe e cila ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 86-vjeçare, sot do të “pushtojë” të gjithë Prishtinën.

Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës në koordinim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi u kanë kërkuar të gjitha lokaleve të kryeqytetit të Kosovës që të ofrojnë për klientët e tyre vetëm këngët e Pagarushës në nder të saj.

“Shoqata e Gastronomve të Prishtinës, në kordinim me Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për ndër të vdekjës së ikonës shqiptare.

Përherë, do të jehojë zëri i saj në kujtimët e bukura që la tek ne.

Shprehim konsideratë të veçantë për Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj Dumoshi, për iniciativën e qëlluar.

Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përqon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësor që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre.

Nexhmie Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do ia sigurojë përjetësinë.

Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njejtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona.

Me respekt,

Petrit Kllokoqi - Kryetar i Gastronomëve të Prishtinës.

LAVDI!

Të fundit