Flash News

KRYESORE

Në ngërç nga pandemia/ FSHF-ja letër qeverisë, çfarë i kërkon

Më 28 prill Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Sportit dhe kryeministrit Edi Rama për rifillimin e aktivitetit por nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë një tjetër letër i drejton qeverisë, ku i kërkon implementimin e protokollit sanitar për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit.

Në letër theksohet se protokolli është përgatitur pas konsultimeve me ekspertë të FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si dhe me stafin mjekësor të ekipit kombëtar.

“Përmes kësaj shkrese iu kërkojmë një grup punë të përbashkët për implimentimin e këtij protokolli. Ky protokoll është përgatitur pas konsultimeve me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe si dhe me stafin mjekësor të ekipeve kombëtare”, lexohet në letrën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Po ashtu si kërkesë e FSHF vjen nevoja për krijimin e një grupi të përbashkët për respektimin e këtij protokolli.

Më poshtë letra

Të fundit