Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Këto duhet të jenë kohët më të këqija për vendin, të paktën që nga viti 1997. Madje në ndryshim nga ai vit, kur policia, gjykatat, zyrat e kadastrave apo te bashkive u dogjën, dhe kur një kaos ferri pushtoi rrugët dhe lagjet e vendit, sot gjendja mund të konsiderohet më e keqe. Në vitin 1997 njerëzit besonin se marëveshja e partive, zgjedhjet, ndihma dhe vëmendja e ndëkombëtarëve mund të rikthenin paqen dhe demokracinë, mund të bënin të riniste edhe më e fortë jeta demokratike dhe ajo ekonomike.
Në fakt diçka ndryshoi. Nga ai moment (pas manipulimesh të hapura) deri në vitin 2003 u arrit të zhvilloheshin zgjedhje të pranueshme. Institucionet, mes dhjetëra problemesh, po funksiononin, ekonomia nisi të rritet dhe kaloi nivelin e 5% të GDP-së. Kjo dinamikë funksionimi institucionesh, mbajtje zgjedhjesh të mira, rritjeje ekonomike, ndërtimesh në infrastrukturë etj., u thellua shumë në vitet me pas. Vendi hyri në NATO, u hoqën vizat me vendet e BE-së etj. Kishte nisur, mund të thuhet, një ngritje nga hiri. Mbi të gjitha njerëzit besonin se ditët më të mira ishin përpara.
Siç ndodhin zakonisht të këqijat, pa u kuptuar, pa u ndjerë, vendi nisi të ketë probleme që kurrë nuk ishin shfaqur në këtë formë. Njerëz që vinin nga lidhje me botën e krimit dhe me trafikun e drogës u përfshinë në politikë nëpërmjet një grupi politik që kërkonte të ndryshonte Shqipërinë, që mendonte se vendit i ishin bërë krime në 23 vite (deri në atë moment), që vendi ishte shkatërruar, vjedhur dhe prerë nga një grup politik (që ishte PD-ja, por që edhe PS –ja e Nanos nuk mbetej pas). Ky grup e shihte vendin si një person të shtrirë të sëmurë që kullonte gjak nga krimet e këtyre 23 viteve dhe që do të shërohej dhe bëhej vital dhe i fuqishëm nëpërmjet Rilindjes.
Bash si me të gjitha idetë totalitare, qofshin ato fashiste apo komuniste, për këtë proces apo për këtë revolucion ia vlente çdo çmim, mund të përdorej çdo mjet, mund të thirrej çdo njeri, qoftë ky edhe i lidhur me krimin dhe trafikun. A nuk ka thënë Lenini se për revolucionin ia vlen çdo çmim? A nuk i çoi ai në vdekje miliona njerëz për të ndërtuar socializmin? A nuk shprehej Musolini se nuk ka asnjë rëndësi gjaku i kujtdo përpara fatit të lavdisë fashiste. A nuk tha historiani marksist se po të ishte i mundur ndërtimi i komunizmit ia vlente të vriteshin edhe 100 milionë njerëz? Kësisoj thirrja e njerëzve të krimit, apo të lidhur me trafikun e drogës, për të fituar zgjedhjet dhe ndërtuar Rilindjen ishte domosdoshmëri.
Kjo përzierje e grupit politik me njerëzit e krimit bëri që vendi të humbë shpresën, institucionet të dalin nga funksionimi, pushtetet të bien në një dorë dhe paraja e krimit dhe e trafikut të përdoret për të fituar zgjedhjet. Në terma të shkencës politike vendi u kthye në një neopatrimonializëm ku një marrdhënie padron – klient ndërtohet nga piramida e shtetit dhe e pushtetit deri në banorin e fundit të fshatit më të largët. Kjo marrdhënie padron - klient përdor burimet shtetërore dhe më pas kontrollon ekonominë, kontrollon policinë apo prokurorinë, përdor trafikun dhe krimin. Kjo është një marrdhënie vertikale që mban të varur apo blen mjaftueshmërisht njerëz dhe pushtet për të ruajtur domosdoshmërisht pushtetin apo qeverinë. Pa hyrë në detaje se si funksionon kjo gjë në Shqipëri, nuk ka dyshim se vendi është plotësisht nën këtë darë.
Pas denoncimesh pa fund në gjashtë vite nga opozita, pas marëveshjesh dhe shkelje marrveshjesh nga PS-ja, pas protestash dhe kundërshtish gjashtë vjeçare, PD-ja ka zgjedhur një rrugë nga e cila nuk mund të kthehet më. Gjashtë vitet vetëm se e bënë më të fuqishëm neopatrimonializmin dhe marrdhënien vertikale të kontrollit padron - klient në ekonomi, media, trafiqe, biznese, konçesione, politikë etj., pavarësisht denoncimeve apo luftës së opozitës.
Tani që opozita ka hyrë në një rrugë nga e cila nuk kthehet dot më përgjigjia e qeverisë është shumë mediokre. Është po njëlloj si dy vite më parë me çadrën: opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, opozita ka frikë nga humbja. Gjithashtu, kryeministri Rama dhe qeveria e tij thonë se opozita nuk bën, se është e keqe, se pengon vendin, se ajo kur ka qenë në pushtet ka qeverisur shumë keq etj. Pra, përgjigja është demonizimi i tjetrit.
Për paradoks këto kohë janë vënë re qëndrime të çuditshme nga njerëz të ndryshëm dhe të rëndësishëm në media. Ata thonë se qeveria Rama është e korruptuar, se krimi është fuqizuar, se Rama ndoshta nuk meriton të jetë kryeministër, por më mirë të rrijë ai se sa të vijë Basha, i cili sipas tyre do të jetë i keq. Ata nuk flasin për mundësinë që ka apo mundësinë që nuk ka vendi për të zhvilluar zgjedhje. Ata nuk thonë që zgjedhjet aktualisht nuk mund të mbahen më dhe qeveria i ka blerë zgjedhjet e para dy viteve. Ata zgjedhin të jenë neutralë në lidhje me atë që vetë thonë për qeverinë, pra janë neutralë ndaj faktit që pohojnë vetë që Rama nuk meriton të rrijë në qeveri, që qeveria është e kriminalizuar apo ka dështuar etj. Ajo që ata bëjnë duke thënë se opozita është në krizë, nuk bën, është e keqe etj., është në thelb e pamoralshme se është neutrale dhe neutraliteti në raste të tilla është anshmëri shumë e pistë.
Ka disa prej tyre që flasin madje për një mandat të tretë të Ramës. Ka mes tyre që analizojnë, në terma krejtësisht amoralë dhe thonë se Rama di të komunikojë, di të lexojë mendjet apo instiktet e njerëzve, di të ushqejë apo nxisë tek ata emocionet perverse të demonizmit të kundërshtarit dhe të kthimit në teatër të gjithçkaje në mënyrë që t'i bëjë të besojnë se ai është më i mirë se kundërshtari.
Pra, shkurt, ata thonë se Rama arrin t'ia hedhë njerëzve dhe këtë e çmojnë si vlerë. Ata nuk flasin për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve pa krim dhe para trafiku, nuk flasin për Ramën si kryeministër që ka përgjegjësi ndaj njerëzve dhe që duhet të japë llogari para tyre. Ky lloj neutraliteti është në fakt në zemër të totalitarizmave, ky llo neutraliteti lind njerëzit që kthehen në hallka në zinxhirin që mban në këmbë një totalitarizëm.
Desmond Tutu, peshkopi i madh afrikan, fitues i çmimit Nobel për paqe thotë se “të jesh neutral përballë një gjendjeje padrejtësie, do të thotë të jesh në anën e atij që bën padrejtësi. Në qoftë se një elefant ka vënë këmbën mbi bishtin e një miu dhe ti thua se do të rri neutral, miu nuk do ta vlerësonte këtë neutralitet”.
Këto nuk janë kohë të zakonshme. Këtu nuk është në diskutim një ide mbi rritjen ekonomike apo mbi mënyrën se si do të jetë reforma në shëndetësi. Këtu nuk është në diskutim të rrëzohet PS dhe të vijë PD. Këtu është në diskutim një gjë shumë më e madhe. Grupi politik që drejton vendin është i varur nga zhvillimi i zgjedhjeve nën një regjim neopatrimonial ku një organizim gati kirurgjikal padron-klient që nis nga maja e shtetit dhe shkon deri në fshatin më të largët blen mjaftueshëm vota për të mbajtur pushtetin.
Dokrrat se gjithnjë janë blerë zgjedhjet, apo se gjithnjë ka patur blerje dhe manipulime nuk kanë vlerë. Edhe nqs ka patur blerje votash ato kurrë nuk janë bërë nën organizimin strukturor dhe kirurgjikal që bën një regjim neopatrimonial. Prandaj neutraliteti është i pamoralshëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38