Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Në një muaj u vranë tre shqiptarë në Greqi, ngjarje të rastësishme pas krisjes për Kostandinos Kaçifas?
Prej 28 tetorit, ditën kur minoritari nga Bularati i Gjirokastrës, Kostandinos Kaçifas u qëllua për vdekje nga forcat RENEA, marrëdhëniet mes fqinjësisë greke dhe asaj shqiptare u tensionuan së tepërmi.
Autoritetet greke kërkuan hetime të hollësishme për vrasjen e minoritarit, i cili sipas policisë shqiptare u qëllua për shkak se kundërshtoi me armë forcat e policisë, ndërsa në Greqi u zhvilluan disa protesta.
Megjithatë, kur ka kaluar mbi një muaj nga ngjarja e Bularatit, nga ana tjetër është raportuar për vrasjen e tre shqiptareve deri tani në shtetin helen.
Rasti më i fundit, është ai i 18-vjeçarit shqiptar, një lojtar futbolli i një ekipi grek. Ai u gjet i pajetë, i qëlluar me plumb pas shpine në zonën e Shën Gjergjit, në Kavala. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Pak ditë më parë, 63 -vjeçari Petrit Zifle, u vra me çifte në Korfuz të Greqisë nga një anëtar i Agimit të Artë.
5 ditë pas ngjarjes, 44-vjeçari Dhimitris Kuris u arrestua dhe pranoi se e kishte qëlluar shqiptarin pas një debati për Kaçifan.
Në 23 nëntor, mediat greke raportuan se pas një shkëmbimi me armë me policinë u vra Altin Mullaj, 39-vjeç, banues ne Fushe-Verri, Delvinë.
Nga ana tjetër, kujtojmë se kryeministri Rama i ka cilësuar ngjarje të tilla thjeshtë incidente që ndodhin mes fqinjëve dhe se duhen përballur për të përmirësuar marrëdhënies mes dy vendeve, por a duken këto si ngjarje të rastësishme pas ‘mllefit’ grek për vrasjen e Kaçifas?