Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Shqiptarët i janë rikthyer me devotshmëri adhurimit ndaj vlerave dhe simboleve të së majtës dhe socializmit. Ky rikthim po ndodh edhe pse ende nuk është tharë gjaku dhe sakrifica e gjëmave dhe lebetive që socializmi solli në vendin tonë. Një ndër arsyet themelore të këtij rikthimi është injorimi i krimeve të komunizmit nga shoqëria shqiptare dhe mosnjohja me arsyet që sollën një regjim të tillë në vendin tonë.
Një tjetër faktor i rëndësishëm për ringjalljen e adhurimit për socializmin është padituria dhe indoktrinimi nëpër shkollat tona, te të cilat vlerat e socializmit akoma vazhdojnë të shikohen me nderim, ndërsa ato kapitaliste me përbuzje. Kjo ndodh sepse në shumicën e rasteve edhe vetë mësuesit dhe profesorët e tyre, as qe ia kanë idenë se çfarë është tregu i lirë dhe kapitalizmi. Por, faktori kryesor i ringjalljes së adhurimit për socializmin është kryesisht rezultat i një strategjie të hollë dhe të mirëmenduar të “rilindjes”, për të sjellë rilindjen e vlerave socialiste në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
Rilindja nëpërmjet sloganit “Ne bëjmë shtet”, risolli idenë që Shteti është autoriteti më i lartë duke e zhveshur individin nga atributet, që iu dhanë pas rënies së regjimit, duke e zbritur nga piedestali ku e kishte vënë kapitalizmi dhe duke e kthyer atë edhe një herë në një shërbëtor të parëndësishëm për Shtetin, pak a shumë si në kohën e regjimit, ku individi ishte një aktor banal në shoqëri përballë makinerisë së partisë-shtet. Nëpërmjet taksave të larta, socializmi dobësoi individin dhe i dha një fuqi të jashtëzakonshme shtetit, duke e kthyer kështu Shtetin fuqiplotë, në kuptimin ekonomik dhe shoqëror, sepse ai është edhe shpërndarësi më i madh i të mirave materiale. Ai sot ka në dorë të fuqizojë ose të shkatërrojë cilindo që e parasheh si rrezik, një lloj “Putinokracie”, por hibrid alà shqiptar.
Nëpërmjet fuqizimit të shtetit, njerëzit e pushtetit u bënë shumë herë më të fuqishëm se sipërmarrësit, sepse atyre iu la në dorë pasuria e shqiptarëve. Në një sistem vlerash si ky i yni, ai që ka pushtetin ekonomik i ka në dorë të gjitha pushtetet, përfshi këtu gjyqësorin dhe shtypin. Ndaj sot kemi krerë institucionesh që janë shumë herë më të pasur se biznesmenë të cilët kanë investuar gjakun e tyre. Kemi punonjës nëpër zyrat e shtetit, vetëm rrobat dhe makinat e të cilëve kushtojnë disafish nga rrogat e tyre. Ata bëjnë një jetë që do t’ia kishte zili çdo biznesmen dhe sipërmarrës, vetēm për faktin se administrojnë pasurinë tonë. Vjedhin pasurinë tonë. E kush nuk do të tundohej? Aq më tepër kur pasuritë e Shqipërisë dhe shqiptarëve ndodhen në dorën e një lukunie derrash të pangopur të instaluar në çdo qelizë. Ata kanë edhe fuqiplotësinë mbi pasuritë tona, mbi jetët tona. Ndaj, kronikat tona të përditshme kanë në përmbajtjen e tyre fytyrat e flliqura të pushtëve, dhe jo heronjtë e vërtetë të këtij vendi.
Kështu ‘rilindja’ arriti të fuste në dorë të gjithë sistemin dhe sot është aksionere me 50% në çdo investim. Sot, nëse nuk je i lidhur me ‘rilindjen’ nuk arrin dot të jesh i suksesshëm në biznes. Njësoj si në kapitalizmin kinez, ku duhet më parë të marrësh bekimin e partisë për të investuar. U desh pak ‘rilindje’ e holluar me kanabis, që shqiptarët të harrojnë dëmet e mëdha që sollën idetë socialiste në Shqipëri.
Rikthimi i këtyre vlerave në shoqërinë dhe tregun shqiptar ka frenuar ekonominë në mënyrë drastike, si dhe ka rikthyer varfërinë në familjet shqiptare nëpërmjet një sistemi taksimi që është vjedhje dhe poshtërim që i bëhet individit nga shteti me qëllim vetëm dobësimin e tij. Sepse, nëse deri dje me një dyqan të vogël mund të kishe një cilësi jete për tu lakmuar, sot me të njëjtin dyqan nuk nxjerr dot asnjë rrogë. Ekuivalenti i një dyqani dje, është një punë me rrogë në shtet sot. Ajo ka rikthyer edhe njëherë fenomenin e emigracionit masiv, braktisjes së vendit si dhe ka dëmtuar rēndë fibrën e vlerave kapitaliste në vendin tonë, sidomos atë të sipërmarrjes sē vogël. Por, ka rikthyer edhe një fenomen që prej kohësh ishte zhdukur, rëndësinë e një pune në shtet që është edhe treguesi kryesor i rrënimit të një shteti. Jeta luksoze që bëjnë punonjësit e shtetit konsiderohet një nga shenjat e mëdha që tregon se një vend po shkon drejt kolapsit të plotë.
Ajo ka ringjallur fuqinë e makinerisë së vjetër të shërbimeve të fshehta dhe ka rikthyer hijet e rënda të një shteti brenda shtetit, i cili kontrollon gjithçka. Po ashtu, bashkë me ringjalljen e ideve socialiste, kemi edhe nje rikthim të bijve biologjikë dhe shpirtërorë, ish njerëzve të nomenklaturës mafioze-komuniste, në poste shumë të rëndësishme.
Ringjallja e ideve socialiste e ka futur vendin në një krizë të thellë dhe, që të dalë nga kriza ajo duhet të rikthehet te vlerat dhe idetë e kapitalizmit dhe një ndër idetë më të rëndësishme të kapitalizmit është e kundërta e asaj që kemi sot. Eshtë ideja e një individi të fortë dhe e një shteti të dobët. Pra, nëse duam të dalim nga kjo krizë ne duhet të heqim dorë nga shteti i fortë, taksat e larta, militarizimi i policisë dhe paisja e saj mjete përgjimi të sofistikuara për të kontrolluar sistemin. Nuk duhet të bëjmë shtet*. Sepse një shoqëri e çojnë përpara individët e fortë, dhe jo një shtet i fortë.
Henry David Thoreau në esenë e tij të famshme “Mosbindja Civile” shkruan:-“ Një qeveri e mirë është ajo që qeveris pak, por një qeveri e përsosur është një qeveri që nuk qeveris fare.” Sepse, sipas tij, të gjitha qeveritë janë të paleverdisshme dhe sjellin vetëm regres. Për të ideja e një populli të lumtur është një popull me individë të fortë të cilët nuk kanë nevojë për shtetin si palë për të administruar marrëdhëniet dhe pasuritë e tyre. Po ashtu, shton ai, nuk do të ketë kurrë një Shtet të lirë dhe të drejtë derisa shteti të njohë dhe trajtojë individin si fuqia më e lartë dhe e pavarur, nga ku buron edhe vetë fuqia dhe autoriteti i një populli.
Pra, përkundër idesë së socializmit që vendos Shtetin në qendër, kapitalizmi vendos individin. Për socializmin shteti është i shenjtë. Për kapitalizmin individi është i shenjtë. Por, kapitalizmi nuk është vetëm një sistem ekonomik i suksesshëm rezultatet e të cilit i pamë menjëherë pas rënies së regjimit, ai është edhe moralisht superior ndaj çdo sistemi tjetër, sepse në qendër të tij qëndron kujdesi për individin dhe jo prezumimi i individit si armik i Shtetit. Socialistët te një individ i fortë shohin armikun më të madh të popullit dhe nëpërmjet kamzhikut që i lejon pushteti tentojnë vazhdimisht ta poshtërojnë, ndërsa për kapitalistët te një individ i fortë qëndron forca dhe zhvillimi i një populli ndaj të cilit shteti dhe shoqëria duhet të përkulen me respekt. Në kapitalizëm njeriu nuk detyrohet forcërisht të punojë për të mbajtur të tjerët, siç rëndom ndodh në vendet socialiste, sepse ai është tërësisht pronar i vetes dhe pronës së tij dhe sipër vetes ka vetëm Zotin, ndaj në një sistem të tillë fajëson gjithmonë veten dhe askënd tjetër.
Në një sistem të pastër kapitalist as që mendohet që shteti të marrë pasurinë tënde nëpërmjet taksimit të pandershëm, për t’ia dhuruar me pa të drejtë dikujt tjetri, siç po ndodh fjala vjen me farsën e shëndetësisë falas. Apo siç po ndodh me PPP, ku biznesi është i detyruar të uli kokën para partisë ashtu si në Rusinë e Putinit. Ndërsa mbështetja financiare që po i bëhet disa bizneseve private me taksat e qytetarëve është thjesht vjedhje. Sepse në kapitalizëm shteti e humb rolin e vet kontrollues dhe deri diku shantazhues ndërsa individi merr rolin e tij si pronar, jo vetëm i pronës së tij por edhe i fatit të tij.
Nëse shoqëria do të rikthehet te vlerat kapitaliste dhe do ta vendosë individin në qendër, duke e trajtuar atë me dinjitet, dhe jo duke e fyer siç po ndodh rëndom çdo ditë, kjo do të bëjë që jo vetëm emigrimi të zhduket si fenomen, por shpejt dhe në pak kohë do të riktheheshin shumë shqiptarë nga emigracioni, sepse do të shikonin te vendi ynë një mundësi shumë të mirë investimi, pikërisht sepse shteti nuk do t’i bëhej pengesë dhe nuk do t’i fuste hundët e tij të pista kudo për të marrë pjesën e tij. Kapitalizmi do të rikthente rolin e harruar të punonjësve të shtetit si shërbëtorë dhe jo si mentorë. Nëse i rikthehemi ideve kapitaliste një punë në shtet as që do të merret më në konsideratë sepse puna në sektorin privat do të paguhej disafish më shumë se puna në shtet. Të gjithë e kujtojnë kohën pas viteve ‘90 kur askush nuk e preferonte një punë në shtet, sepse te ardhurat ne sektorin privat ishin shumë të larta. Shteti dhe punonjësit e tij e humbin fuqinë kontrolluese dhe rikthehen në sinoret e tyre duke parë si prioritet individin dhe lirinë e tij.
Dr. Thomas Sowell vëren se problemi me socializmin është se “socializmi tingëllon bukur dhe duket romantik, mbase do të vazhdojë të duket i tillë për mendjet e qullëta dhe sytë e pastërvitur. Por vetëm kur shkojmë përtej retorikës dhe fjalëve të bukura dhe fillojmë të analizojmë faktet, kuptojmë që socializmi është një zhgënjim i madh.”
*Titulli është një përmbysje e sloganit të famshëm të ‘rilindjes’ për të dhënë më qartë idenë më të rëndësishme të kapitalizmit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38