Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agron Gjekmarkaj
Vapa, si jehu i qoftlargut, ka vërshuar rrugëve të Shqipërisë duke trumhazur e mpirë të madh e të vogël. Nafakëbardhet, duke rendur si mëzi në lendinë kanë zënë bregun e detit. Të pamundurit, gjithë zemëratë, me qafën e skuqur nga mujsharia e rrezeve, turfullojnë mes taftit të djersës, përzier me pluhur, pezmin e grumbulluar muaj pas muajit.
Miku im hebre, i strukur në bodrumin e vilës së tij në Petrelë, ku temperatura shënon 24 gradë, dëgjon lajmet për rritje të saj dhe kqyr muret e veta me një lëbyrje sysh nga mallëngjimi e nderimi për projektuesin, ndërtuesin dhe babanë, që i bënë kaq të trasha. Gjysëm errësira i duket paqe, dhe as i shkon ndërmend që kokën e tij pa flokë ta nxjerrë jashtë. Meraku që i shkaktojnë të papriturat e bën të kujdesshëm. Ja e nxora thotë, e sikur të më piqet lëkura dhe dora të ledhatojë kockat e dala si dhëmbët e Kadmusit? Mornica i kalojnë në trup. Mos e dhëntë Zoti! Fik telefonin. Në djall miq e shokë a kush e kërkon! Pa filluar shirat e para, as sytë në dritare nuk qet e jo më kryet jashtë derës, kështu edhe portofoli nuk i t’hollohet duke e parandaluar sëmbimin në shpirt.
Bardhyl Londo ende nuk ka ikur nga Tirana. Këtë vit analizat nuk i kanë dalë edhe aq keq. Ecjen e ka më të lehtë pa tahmah, dhe shikimin jo aq të ngrysur. Mjeku i ka lejuar ta ftohë gjyrykun, i cili po i thahej si Grykë e Mezhgoranit a Tenda e Qypit nga murlani me birrë Paulaner të ftohtë taze, teksa ndërpret leximin e “Krishti kryqëzohet përsëri” të Kazanzaqisit. Miqtë e tij, xhymertë të demoralizuar nga lajmet e vitit që shkoi, le të duken pa gajle asaj bokrrine dhe nuk do të zhgënjehen si motit. Mos të gabojnë me ja ndryshu recetën me raki apo konjak, se befas ndonjë shpullë u kërcet në rrashtë të kresë.
Në pikë të këtij gazepi, Lulzim Basha dhe Tritan Shehu po bëjnë alamet opozite. Ke qejf t'i dëgjosh qerratenjtë! Bie fjala si gjyle topi mbi qemerin e padrejtësive. Veç të shtënat nga kryqëzori 'Aurora' në filmin e Ezejnshtejnit të krijojnë një të tillë tension të brendshëm. Pas rezultatit mbresëlënës të 25 Qershorit dhe 22 Korrikut, djalëria shqiptare, neoshqiptarizma, të virtytshmit dhe idealistët me fjalën e tyre e bëjnë litar shpresën.
Në një breg ku kam hedhur një çadër për të kërkur hije e puhizë pasi “zgjedhjet e lira” vanë, dhe nga ku po nomatis këto rradhëë plot brengë e mall, një demokrat i kalitur betejash mu afrua pa shumë kortezi e më tha: “e more evlat, si erdhën kohët! E vetmja mënyrë që të bëjë njeriu prokopi në PD-në e re është të lexojë e studiojë jetën, veprën dhe mendimin e Aldo Bumçit, Grida Dumës, Eduart Halimit e Tritan Shehut, dhe pastaj të dalësh në provim para Jeminit”!
Plazh i gjatë, njerëzit venë e vinë, mos këtë këshillë t’ja ketë dhënë i ngeshmi, edhe Preç Zogajt i cili prej kohësh ka mbetë pa tekst gazetaresk, siç thonë kosovarët, teksa me siguri lexon Pesoan, ndonjëherë nënqesh mendueshëm dhe muzgjeve hedh në kartë vargjet e veta!
Basha, siç thonë tiranasit është bërë “me tu dhimys”, prapë mileti nuk resht së treguari qyfyre, disa prej të cilave të ftojnë ta admirosh si personazh letërsie. Rrëfente njëri mes hukamash, të cilat ndërpriteshin nga nevoja për të marrë frymë, sesi një biznesmen i madh fare i kishte ndërhyrë për një personazh të njohur të “PD-së së vjetër” që ai të mbetej në listën e deputetëve dhe paskësh marrë si përgjigje, që jo vetëm do jetë, por ka mundësi të zgjedhë në do të jetë i pari mes Korçës dhe Elbasanit dhe pastaj i interesuari, natën e 26 Majit e kishte gjetur befas veten pensionist.
Po kështu, pa i shpëtuar yshtjes në të qeshur, tregonte një tjetër, se si një gazetar, nga më të njohurit në vend qënkesh interesuar për një mikun e tij aty brenda, dhe paskësh marrë qortimin e Lulit se, si të shkon mendja se ai s'do të jetë, si ke forcë ta mendosh këtë, turp për ty?!! Jo vetëm që do jetë, por të lutem pyete në ka ndonjë mik cilësor për të rekomanduar e paskësh darovitur Kryetari. Ai ishte larguar gjithë vrasje ndërgjegjeje për atë dyshim që paskësh patur.
Kërshërisë për të ditur nëse e kishte mbajtur fjalën, tregimtari, mes një të zgërdhire tha, artist fare…jo mër jahu, e gënjeu, dhe një hahahahahah çau ajrin si zhurma e një tollumbaceje të sapoplasur!
Vapë e sikletshme. Në dëgjesat që bëri, Kryeministri nën hije e qytetarët në diell, nuk kishte durim të degjonte se as i duhej ajo pjesë, fliste vetë, shpesh me një farë hakërrimi karakteristik, duke premtuar si gjithmonë gjëra që nuk maten, si krenari, dinjitet dhe shtet. Me tepsi, kazan e timon në dorë iku të qetohet në brigjet e hazërta të Dhërmiut.
Po mejtohet për qeverinë e Re! Të parën, atë të 2013 me të cilën nxori Shqipërinë në selamet, e ndërtoi me personalitete të forta, aqsa ndillte dhimbje pasha Zotin ...Sa shumë e kundërshtojnë dhe debatonte me ta? Tani, me gjasë, do zgjedhë njerëz të butë, e të shtruar, që e kanë llafin sherbet, fjollë, jo si të parët që ja plasën buzën, tue e lodhë, tue e plakë, tue e ba verem, sa gjithë fushatën i bëri opozite qeverisë! Mos bëfshin hajër Damjani, Lindita, Mimi, Iliri, Saimiri, Arbeni etj., që vetëm 'jo' i thonin.
Kryeministri këto ditë ka shpallë konservatorizmin si doktrinë për të kuptuar se kush janë liberalët në administratë. Në vjeshtë do të shpallë liberalizmin për të zbuluar konservatoret. Është e hollë kjo punë, Mao Ce Duni nuk ishte torollak, do të thoshte Shpëtim Nazarko duke tundur kokën nja dy a tri herë.
Sali Berisha po pushon në mënyrën e tij. Ai bën ushtrime logjike. Ndonëse ka bërë mjaft progres, ende se ka gjetur me saktësi majën në të cilën Basha do ta ngjisë PD-në, por e merr me mend. Eduart Selami është shpallur ‘ëantid”. Alfred Lela, nga bedenat e portalit të tij, shpreson që Hektori të ngjallet së vdekurish për të ringritur Trojën e djegur.
Filozofi Artan Fuga, pasi i priu një çete të vogël por cilësore intelektualesh në betejen për zgjedhje të lira e të ndershme me simbol çadrën në Bulevard, njëkohesisht duke pranuar nevojën për një Republikë të re, bëri një zbulim në rrugën 'Him Kolli'. Aty punëtorët e Komunales së Lal Erit, me vetmohim shpëtuan banorët nga kutërbimi dhe yryshi i fekaleve të inatosura e të zapullitura nga zhegu. Ai gjet një sjellje të denjë për Republike të re, apo një model nga duhet filluar, pikërisht nga ujrat e zeza. Të habiturit nuk qenë të paktë. Por, habia vetë është goxha koncept filozofik.
Aurel Plasari po shkruan një libër për fisnikërinë arbërore, Dukagjinët, Kastriotët, Balshajt, Aranitët, Topijat, Muzakajt etj., dhe kohë më parë, pas pesëmbëdhjetë vitesh pune, pat botuar Kryeveprën e historiografisë shqiptare “Skënderbeu-Një histori politike”, çuditërisht për xhelozi, injorancë, banalitet apo perversitet, të gjithë ata që duhej të flisnin, me ndonjë përjashtim të spikatur, heshtën teksa janë në gjendje të llapin pa fund kur do duhej të heshtnin. Mustafa Nano gatoi një “Sanduiç” dhe bëri kaps gjysmën e “elitës” së vendit.
Mark Marku, i cili shkruan gjithnjë e me rrallë, por mendon gjithnjë e më tepër, si gjithë katolikët që ndërtojnë një raport të ri me Zotin dhe botën në kapercyellin e të pesëdhjetave, nuk mërzitet lehtë e as gëzohet shpejt, sepse besimin dhe respektin ja ofron pakkujt, ndaj nuk zhgënjehet sa hap e mbyll sytë. Më i fituari nga kjo gjendje e tij i bie të jetë Lulzim Basha, të cilit kush kalon rrugës i jep një “perdafje”. Marku, jo.
Persida Asllani, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, është më e trishtuara në këtë dalldi të nxehti. Njerëzit, pasi kalojnë nga sheshi 'Skënderbej' si nga ranishtet e Jemenit, hyjnë në Bibliotekë rrakapjekthi si pranë një oazi dhe sa nuk bien shahit në shkallë. Ata nuk kërkojnë libra, por ujë, duke belbëzuar nga shkrumbimi.
Thonë se, në Qerret, Ismail Kadare, më i zymtë se zakonisht, në ballkonin e shtëpisë së tij verore pret dërgata nga kufijtë veriorë dhe jugorë. Ata sjellin lloj lloj kumtesh. Armiq, komplote, gjeste trimërie…Ç’mos! Befas, dy gra nga Tetova të mbuluara me xhixhillik dallohen në distancë që rrasen në det gjithë këndellje. Zymtohet edhe më, ndihet i huaj në Qerret, në Tiranë, në Gjirokastër...dhe koha e letërsisë me kohën e realitetit i rezultojnë të ndara qysh nga Mesjeta e Skënderbeut.
Një gazetashitës po vikat ndanë bregut sa mundet “lajme të reja nga Republika e vjetër me Kryeministër të vjetër”! Një miku im jurist më dërgon shpesh lajme nga portalet, dhe mban syrin në frëngji nëse do bëj shamatë me gjithë botën por jo. Së paku këtij gushti, siç thotë Martin Camaj “trupi lyp paqe e shpirti don gjumë”... Ndonëse asnjë pikë shi nuk bie në lumë. /Panorama
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38