Flash News

KRYESORE

Në prag të Botërorit ‘Rusi 2018’, Vladimir Putin tregon kush është kombëtarja favorite

Në prag të Botërorit ‘Rusi 2018’, Vladimir Putin

Në prag të nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit ‘Rusi 2018’, presidenti rus Vladimir Putin, ka treguar cilën Kombëtare shikon si favorite.

Gjatë një konference për mediat në Moskë, Putin tha se Spanja është favoritja kryesore për këtë trofe.

“Pothuajse të gjitha ekipet kanë emra të mëdhenj, disa madje kanë nga lojtarët më të mirë në botë, por Spanja ka shumë lojtarë të mirë në të gjitha pozicionet dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk ka dështuar në fazën kualifikuese dhe është kombëtarja e vetme që ka arritur e pamposhtur në Kupën e Botës”, u shpreh ai.

Presidenti rus, ndër të tjera theksoi se loja që Spanja bëri në Kupën e Botës së vitit 2010 ishte mjeshtëri, pavarësisht se nuk arriti ta përsërisë në Botërorin e Brazilit.

Të fundit