Flash News

KRYESORE

Në prag të ndeshjes me Kosovën, përfaqësuesja e Malit të Zi dënohet për racizëm

Në prag të ndeshjes me Kosovën, përfaqësuesja e Malit

Përfaqësuesja e Malit të Zi është dënuar nga UEFA, pas koreve raciste nga ana e tifozëve malazezë ndaj futbollistëve me ngjyrë të Anglisë, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020.

Rasti u mor në shqyrtim nga UEFA, që hetoi ngjarjen dhe vendosi të dënojë Federatën malazeze me 20 mijë euro gjobë dhe zhvillimin e ndeshjes së radhës pa tifozë.

Kështu, nga ky vendim përfiton edhe përfaqësuesja e Kosovës, pasi ndeshja e radhës e Malit të Zi në shtëpi është pikërisht ndaj “verdhebluve” më 7 Qershor dhe do të luhet pa publik.

Gjithsesi ky vendim u komentua edhe si një lehtësim i madh për të dyja Federatat, pasi tashmë do të shmangen incidentet e pritshme mes tifozerive.

Të fundit