Flash News

KRYESORE

Në prag të përballjes me Realin, Navas: Sergio Ramos është ende një tifoz i Sevilla-s

Në prag të përballjes me Realin, Navas: Sergio Ramos

Në prag të përballjes me kampionët e Europës, mesfushori anësor i Sevilla-s, Jesus Navas, ka deklaruar se kapiteni i bardhezinjve vazhdon të jetë një tifoz i anadulizianëve.

“Ai është rritur në ato lagje dhe është në dijeni të gjërave që ndodhin në klub, ai vazhdon të mbetet një tifoz. Kemi përjetuar shumë momente të bukura së bashku në vitet e fundit. Jemi miq fëmijërie. Flasim shpesh me njëri-tjetrin, dhe patjetër që është diçka e veçantë të ndeshen ndaj tij", ka thënë ai për Ramos-in.

Ndërkohë, kujtojmë se madrilenët e kanë pasur gjithmonë të vështirë të përballen me një kundërshtar si Sevilla, pasi në kampionatin spanjoll, "Los Blancos" u mundën tre herë nga ky ekip.

Të fundit