Flash News

KRYESORE

Në prag të publikimit të projektit të ri, Enca: S’kam pasur kurrë marrëdhënie dashurie

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, pak ditë më parë lajmëroi projektin e saj më të ri të titulluar  “Rendez Vous”.

Enca përcaktoi një numër komentesh në “Instagram” dhe ju premtoi fansave se kënga e saj më e re do publikohej për 7 ditë.

Ndërkohë, me anë të një postimi në “Instastory”, këngëtarja ka treguar edhe një fakt nga jeta personale që lidhet disi edhe me këngën e saj më të re.

“Unë nuk kam pasur kurrë marrëdhënie dashurie, kam pasur vetëm takime (rendez vous)”, ka shkruar Enca.

Kujtojmë se edhe në këngën e saj “Dua”, Enca tha se djegia e shtëpisë në klip ishte një eksperiencë personale.

Të fundit