Flash News

KRYESORE

Në prag të vendimit për negociatat, Greqia ka një mesazh për Tiranën zyrtare

Në prag të vendimit për negociatat, Greqia ka një mesazh

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka informuar homologët e tij të Bashkimit Europian rreth negociatave që vendi i tij po zhvillon me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë për çështjet e 'nxheta'.

Në përfundim të ministeralit të zakonshëm që u mbajt në Luksemburg, Kotzias njoftoi se u diskutua edhe për Ballkanin perëndimor, një temë që sipas tij i interson shumë palës greke.

Ministri i Jashtëm u shpreh se nuk mund të hapen negociatat përmes intervistave dhe deklaratave publike që bëjnë politikanët duke iu referuar Shqipërisë dhe Maqedonisë, por duhet punë serioze.

“Homologëve të mi u theksova nevojën që liderët e vendit fqinj ta kuptojnë se nuk mund të bëhen negociata përmes intervistave dhe deklaratave publike. Shtova se duhet të tregojnë seriozitet dhe të pranojnë një metodë që do të na shpjerë drejt zgjidhjes” tha ministri i jashtëm grek.

https://www.youtube.com/watch?v=qwKtYNzmrao

Të fundit