Flash News

KRYESORE

Në pranga 10 trafikantë droge në Itali. Salvini: Arresto dhe dëbo!

Në pranga 10 trafikantë droge në Itali. Salvini: Arresto dhe

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, njëkohësisht dhe zv.kryeministër në një deklaratë për median u shpreh sot se do të përforëcohen kontrollet në sheshe kundër shpërndarësve të drogës, që do të çojnë në arrestimin dhe dëbimin e tyre nëse janë emigrantë.

Kjo direktivë përcakton masa të forta për parandalimin e luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Ditën e sotme janë arrestuar nga policia italiane 10 persona, trafikantë të lëndëve narkotike. Mediat italiane raportojnë se mes të arrestuarve është edhe një shqiptar i njohur si Arjon Veliu, 37 vjeç.

Pas përgjimeve telefonike dhe mbajtjes nën vëzhgim të grupit u arrit në gjetjen dhe sekuestrimin e 7 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, e cila  raportohet se vinte nga Shqipëria me qëllim kalimin në tregun italian.

Të fundit