Flash News

KRYESORE

Në pranga rumuni, shpërndante heroinë në Tiranë

Një 27 vjeçar nga Rumania u arrestua nga Policia e Tiranës pasi u kap me heroinë. Ai akuzohet se shpërndante drogë në kryeqytet, ndërkohë që më parë është dënuar për vjedhje.

Uniformat blu ndaluan të riun me inicialet L.F gjatë operacionit policor të koduar “SHTRAUS”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. U sekuestrohen 20 doza heroinë, si dhe 35 mijë lekë të përfituara nga shitja e saj.

Për të ndaluarin e lindur në Bukuresht e banues në Tiranë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dispononin informacion se u shiste lëndë narkotike Heroinë në qytetin e Tiranës, kryesisht në sheshin “Shtraus”, personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Të fundit