Flash News

KRYESORE

Në premierën e filmit më të përfolur të momentit, vëmendjen e morën Beyonce dhe Blue Ivy

Beyonce është padyshim mbretëresha e popit por tani do e shohim pjesë të filmit më të përfolur të momentit "The Lion King". Bey ka rolin e Nala-s në film dhe prezenca e saj me këtë rol ka bërë bujë të madhe qëkur u mor vesh lajmi.

"The Lion King" rikthehet sërish pas suksesit të madh që kishte në vitin 1994 dhe pritet të thyeje rekorde shikueshmërie.

Në premierën e filmit, kanë marrë pjesë personazhe të showbizzit, por vëmendjen më të madhe e morën Beyonce dhe vajza e saj, Blue Ivy.

Nënë e bijë, ishin kombinuar deri në detaje me njëra-tjetrën, çka i bënte të dukeshin shumë elegante me veshjet e punuara nga Alexander McQueen. Kostumi i Blue Ivy-t ishte i përshtatur për moshën e saj sigurisht.

Vihet re që Beyonce ka një tendencë ta përfshijë vajzën e saj të madhe në eventet dhe daljet publike, kështu që Beyonce e ardhshme me siguri është duke u "trajnuar" nga familja Carter.

 

Të fundit