Flash News

KRYESORE

Në pritje të denoncimit të PD, gazetari shkodran: Ju pastë ‘nana parti’, tjetër bashki bie të hënën

Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja ka reaguar pas lajmeve se socialisti Mark Babani i bashkisë së Vaut të Dejës ka të shkuar të dyshimtë. “Ju pastë nana parti , edhe nje tjeter ‘bashki’ bie neser... hajde gezuar”, shkruan ai një një postim të shkurtër në Facebook.

Sipas gjasave, denoncimi i sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi do të bëhët nesër paradite në selinë blu. Ajo që dihet është Mark Babani ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit të depozutiar në KQZ se ai ka ndërruar mbiemrin për arsye personale nga Babaj në Babani.

PD ka denoncuar si të përfshirë në ngjarje kriminale Valdrin Pjetrin e Shkodrës dhe Agrim Kajmakun e Vorës, i cili ende nuk ka dhënë dorëhqjen.

Të fundit