Flash News

KRYESORE

Në Prokurori për Habilajt, reagon Elona Gjebrea: Nuk është e vërtetë, por jam e gatshme të dëshmoj

Në Prokurori për Habilajt, reagon Elona Gjebrea: Nuk është e

Ish-zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, sot deputete e PS, ka mohuar lajmin se është thërritur në Prokurori për të dëshmuar për bandën e Habilajve dhe përfshirjen e drejtuesve të policisë në trafikun e dorgës.

Në një reagim për ‘News 24’, Gjebrea është shprehur se është e hapur për mediat dhe prokurorinë dhe nëse e thërrasin për të dëshmuar është e gatshme të shkojë.

Megjithatë, në media raportohet se deputetja e PS ka qenë në Prokurori pak ditë më parë dhe se rezulton  në listën e personave që do të merren sërish në pyetje për çështjen Habilaj-Tahiri, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Sot merret në pyetje për Habilajt, çfarë deklaronte Elona Gjebrea për Tahirin dhe drogën: Kam mësuar shumë nga Saimiri; prioritet lufta kundër krimit

Të fundit