Flash News

KRYESORE

Në protestë edhe studentët e Universitetit të Tetovës, lista më 13 kërkesat

Në protestë edhe studentët e Universitetit të Tetovës,

Pakënaqësitë me arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni kanë ngritur në protestë edhe studentët e Universitetit të Tetovës.

Sipas DW, atyre iu janë bashkuar edhe studentë nga Universiteti "Nënë Tereza” nga Shkupi dhe Universitetit të Europës juglindore.

Studentët kanë kërkuar plotësimin e 13 kërkesave, mes të cilave heqjen e pagesës së praktikës dy mujore, zvogëlimin e tarifës për studentët e huaj, largimi i pagesës prej 100€ për çregjistrim nga universiteti, ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar, furnizimi dhe renovimi i sallave, laboratorëve dhe mjeteve tjera të domosdoshme për studentët, parlamenti studentor të jetë i pavarur nga rektori dhe partitë politike, rishikim të titujve akademikë dhe verifikim të plagjiaturave, të ndërpritet ndikimi i emërimit të mësimdhënësve nga partitë politike dhe urgjentisht të çlirohet Universitetet nga nepotizmi i skajshëm.

Të fundit