Flash News

KRYESORE

Në protestë për të 12-n herë, punëtorët e “by pass”-it të Fierit akoma s’kanë marrë pagat

Në protestë për të 12-n herë, punëtorët e

Për të 12-n herë, punëtorët e “by-pass”-t Fier dhe të Vlorës janë ngritur në protestë në rrugën nacionale në hyrje të Fierit.

Në këtë protestë ata kërkuan që shteti të mundësojë shlyerjen e pagave të 22 muajve. Në të kundërt nuk do të lejojnë që një kompani tjetër të nisë punimet, raporton Top Channel.

Protestat e punëtorëve të firmave nënkontraktore nisën menjëherë pasi shteti shqiptar çeli procedurat për rihapjen e tenderimit të kësaj vepre.

Kontraktori i huaj pas 7 muaj punë të papaguar, braktisi kantierin dhe detyrimet ndaj nënkontraktorëve i kaluan Autoritet Rrugor Shqiptar, në bazë të kodit civil dhe kontratës midis palëve.

Sipas protestuesve, shteti ka marrë 9.6 mln euro, garancinë e kontratës nga kompania dhe paratë po devijohen në investime të tjera.

Të fundit