Flash News

KRYESORE

Në PS nuk janë kundër zgjedhjeve të përgjithshme në Tetor: Gati për sfidë

Në një deklaratë për media presidenti Ilir Meta deklaroi se me datë 13 Tetor, në vend do të mbahen zgjedhjet lokale, presidenciale dhe ato të përgjithshme. Për deputetin socialit Alket Hyseni nuk është kreu i shtetit, ai që cakton datën e zgjedhjeve të përgjithshme, por nuk e mohon organizimin e tyre ne kete date, duke argumentuar se “…ne u kemi thënë që jemi gati që t’iu sfidojmë kur të doni”.

“Kjo nuk është çështje sfide dhe ne nuk jemi deshër që do të ndeshemi se kush i ka brirët më të fortë. Por meqenëse opozita ka pretenduar se kjo mazhorancë nuk ka mbështetjen e shqiptarëve ne u kemi thënë që jemi gati që t’iu sfidojmë kur të doni. Ajo që nuk kemi pranuar ne është precedenti i rrezikshëm për demokracinë", sqaroi Hyseni, duke shtuar:

"Qeverisë nuk i hyn gjemb në këmbë nga kapriçot e forcave të cilat nuk kanë numrat e duhur në Parlament. Por vendit i vinte një e keqe shumë e madhe dhe ne gjykuam në të mirë të vendit. Po të ishte për interesin tonë personal kompromisi mund të ishte bërë. Opozita është e ftuar që të provojë në betejën e ardhshme elektorale veten. Ka qenë ajo që nuk ka pranuar asnjë kusht të kësaj natyre dhe iu bë edhe sfida ku iu tha merrni një bashki më tepër dhe shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Meqë e mbështeste populli sipas tyre, pse nuk erdhën?”, deklaron Hyseni.

Të fundit