Flash News

KRYESORE

Në qendër të kritikave të opinionit publik, Elisa Spiropali shfaqet në këtë emision televiziv

Në qendër të kritikave të opinionit publik, Elisa Spiropali

Zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka qenë në qëndër të kritikave për ngjarjen e Kavajës do të jetë e ftuar mbremjen e sotme në emisionin ‘Real Stroy’ në Vizion Plus.

Teksa komentoi abuzimin e 14-vjeçares, Spiropali u shpreh fillimisht në një konferencë se me historinë e saj te trishtueshme mund të bëhej edhe një film, ndërsa dy ditë më pas vizitoi familjen e së miturës, ku zbuloi edhe identitetin e prindërve të saj.

Gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë e kanë cilësuar të padenjë sjelljen e Spiropalit duke i kërkur të bëjë ‘mea culpa’, por deri tani, ministrja nuk e ka bërë një gjest të tille.

Argumenti i vetëm i saj dhe përfaqësuesve të mazhorancës është sulmi ndaj mediave dhe personave me mendime kundër.

Të fundit