Flash News

KRYESORE

Në qeverinë serbe, koncepte të ndryshme për mënyrën se si do bashkohen shqiptarët

Në qeverinë serbe, koncepte të ndryshme për

Në Serbi po komentohet gjatë mbledhja e përbashkët në Pejë e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Pika që ka tërhequr më shumë vëmendje është propozimi i Behgjet Pacollit, ministër i Jashtëm i Kosovës, për të krijuar një platformë të përbashkët që do të projektojë të ardhmen e shqiptarëve deri në vitin 2025.

Ministrja serbe e Integrimit Evropian, Jadranka Joksimovic i ka konsideruar marrëveshjet e nënshkruara në Pejë si “fillimin e zbatimit të konceptit të aneksimit të Kosovës nga Shqipëria.” Sipas Joksimoviç, këto marrëveshje tregojnë “zgjerimin territorial” të Shqipërisë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç nuk flet për ankesim të Kosovës nga Shqipëria, por për krjimin e një shteti të përbashkët shqiptar. Daçiç ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova nuk po e fshehin më se po krijojnë një shtet të përbashkët. Ministri serb theksoi se me mbështetjen që Tirana i dha Prishtinës në rritjen me 100% të tarifave për produktet serbe, ka vrarë bashkëpunimin rajonal.

Takimit të Pejës i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat greke, të cilat shkruajnë se “Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në vitin 2025.”

Të fundit