Flash News

KRYESORE

Në samit jo “zgjerim” e “pranim”, diplomatët: Të lodhur nga skandalet dhe korrupsioni i qeveritarëve

Në samit jo “zgjerim” e “pranim”, diplomatët:

Samiti i liderëve në Sofie ditën e djeshme, u shoqërua me një sërë kritikash nga diplomatët për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE, ndër to dhe Shqipëria.

“Qëndroni në pritje, por mos prisni që dera të hapet sa më shpejt”, ky ishte mesazhi i dërguar të enjten për gjashtë shtete të Ballkanit që shpresonin të bashkoheshin me BE nga diplomatët.

Mesazhi i Johannes Hahn, komisioneri për zgjerimin, ishte shumë i qartë kur u shpreh se BE duhet të "eksportojë stabilitetin" në rajon  dhe të shmangë "importimin e paqëndrueshmërisë", shkruan The Guardian.

Emmanuel Macron është shfaqur si kundërshtari kryesor i zgjerimit të mëtejshëm të BE. "Mendoj se ne duhet të shohim zgjerimet e reja me shumë kujdes", tha presidenti francez për gazetarët në Sofje.  "15 vitet e fundit kanë treguar një rrugë që ka dobësuar Evropën duke menduar gjithë kohën që duhet të zgjerohet", është shprehur Macron.

Në samit u dha mbështetja për "perspektivën evropiane" të gjashtë vendeve të Ballkanit, por dukshëm mungonin fjalët "pranim" ose "zgjerim".

Mali i Zi dhe Serbia kanë përparuar në rrugën e anëtarësimit, ndërsa një vit pranimi mund të jetë 2025-sa.  Muajin tjetër, duhet të merret një vendim nëse do të hapen bisedimet që mund të çojnë në afrimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ndërsa "Perspektiva evropiane" për dy vendet e tjera, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina është e paqartë.

"Elefanti ishte në dhomë, prandaj duhej të flasim për këtë," tha Edi Rama, kryeministri shqiptar, pasi doli nga një drekë me liderët e BE të cilës ai e përshkroi si "shumë argumentative" dhe "luftë".

Rama mori përshtypje pozitive nga vendet e BE që mund të vazhdonte negociatat e pranimit me vendin e tij dhe Maqedoninë në qershor. "Ne jetuam për 50 vjet me një horizont të kuq që nuk arritëm kurrë. Ne nuk duam të jetojmë me një horizont blu tani,"-tha ai.

Lodhja e zgjerimit, plus shqetësimet mbi sundimin e ligjit dhe korrupsionin në shtetet e Ballkanit, nënkuptojnë se shumë antëtarë të BE janë të shqetësuar në perspektivën e sjelljes së anëtarëve të rinj, veçanërisht në një kohë kur blloku ka debatet e veta të brendshme.

Por, BE duket se kërkon nivele të vështira të reformës nga nje grup qeverish liderët e të cilëve kanë marrë masa të rrepta për median dhe janë të lidhur me skandale të korrupsionit. "Ata janë të gatshëm të reformojnë, por vetëm për sa kohë që nuk prek interesat e tyre bazë", tha Florian Bieber, një ekspert politik me fokus në Ballkanin Perëndimor./Politiko.al/

Të fundit